Ambasada e Shqipërisë në Kuvajt organizon një pritje me rastin e Festës Kombëtare

29 Nëntor 2016 -Ambasada e Shqipërisë në Kuvajt organizoi një pritje në Hotel J W Marriott me rastin e Festës Kombëtare. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, të botës së biznesit, mbështetës dhe dashamirës të Shqipërisë, anëtarë të komunitetit shqiptar me banim në Kuvajt, etj. E ftuara e nderit në këtë pritje ishte Ministrja e Cështjeve Sociale dhe të Punës, Znj. Hind Al-Subaih. Ambasadori Saimir Bala vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Kuvajtit duke theksuar se Shqipëria mbetet e hapur për Investime në fusha të ndryshme të biznesit me mbështetjen e Fondit Kuvajtjan për Zhvillim dhe jo vetëm si dhe bashkëpunimin në fushat e kulturës dhe medias. Ai vlerësoi e pershendeti rolin e kreut të shtetit, Emirit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah si Lider Humanitar Ndërkombëtar dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në fushat humanitare, ndërtimin e qendrave arsimore dhe shëndetësore, etj. Gjatë bisedave të rastit me të ftuarit u theksua që shtetasit kuvajtjanë nuk duan vizë për të hyrë në Shqipëri ndërkohë që kushtet klimatike të  vendit tonë ofrojnë pamje të reja për tu zbuluar në cdo stinë të vitit. Me komunitetin shqipëtar u shfrytëzua rasti të përmendej E-Konsullata si risi në fushën e shërbimeve ndaj diasporës dhe gjithë emigrantëve.

Postal Address

Embasy of Albania
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat -13031, State of Kuwait

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Sunday - Thursday
08:00 - 16:00