Zhvillohet Konferenca e Diasporës me shqiptarët e Greqisë

Nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, në bashkëpunim me Zyrën e IOM-it në Tiranë dhe me asistencën e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, u zhvillua në Athinë takimi i radhës me shqiptarët e Greqisë, me titull “Jam shqiptar”, në kuadër të përgatitjeve të Samitit të Parë të Diasporës dhe implementimit të projektit për “Angazhimin e Diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit”.
Të pranishëm në këtë takim ishin personalitete me zë të botës shqiptare, studiues të tematikave të migracionit shqiptar në Greqi, grupe interesi që përfaqësojnë komunitetin e biznesit, shoqata kulturore dhe të mësuesve të gjuhës shqipe.
Punimet u fokusuan mbi rolin e  Diasporës shqiptare në zhvillimin e çështjeve më të rëndësishme të identifikimit dhe implementimit të kapaciteteve, duke rritur ndërgjegjësimin për vlerat dhe rolin unik të Diasporës shqiptare në angazhimin si partnere për zhvillimin dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë.
Të pranishmit u përshëndetën nga Ambasadori i RSH në Athinë Dashnor Dervishi dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilët informuan të pranishmit dhe mbarë komunitetin mbi rolin e pazëvendësueshëm dhe kontributin e Diasporës në zhvillimet politike, shoqërore e ekonomike të vendit.
Takimi i komunitetit shqiptar të Athinës i dha jehonë përgatitjeve për Samitin e Parë të Diasporës që do të zhvillohet në muajin nëntor në Tiranë, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Postal Address

Embasy of Albania
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat -13031, State of Kuwait

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Sunday - Thursday
08:00 - 16:00