Vizitë zyrtare e Ministrit të Punëve Publike të Kuvajtit në Tiranë

24 mars 2016    -     Më 23-26 mars 2016, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, Ministri i Punëve Publike dhe Çështjeve të Parlamentit të Kuvajtit që mbulon bujqësinë gjithashtu,  dr. Ali Saleh Al Omair, me ftesë të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti,. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi në fushat e bujqësisë dhe peshkimit. Ministri Panariti në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij kuvajtjan Al-Omair, deklaroi se ka kërkuar mbështetje nga Kuvajti për tërheqjen e investimeve dhe për pastrimin e kanaleve kulluese. Gjithashtu një fushë tjetër bashkëpunimi është eksporti i ujit të pijshëm nga Shqipëria në Kuvajt.Marrëveshja e nënshkruar dypalëshe parashikon bashkëpunim për shkëmbimin e kërkimeve dhe eksperimenteve bujqësore në lidhje me rritjen e prodhimit, kultivimit të peshkut, investimeve të përbashkëta në fushën e bujqësisë, trajnimeve të stafit në fushën e prodhimit bimor, sigurisë ushqimore, prodhimit blegtoral dhe rritjen e eksport-importeve për produktet bujqësore dhe agroindustriale.  

Postal Address

Embasy of Albania
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat -13031, State of Kuwait

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Sunday - Thursday
08:00 - 16:00