Pesë artistë shqiptarë në një ekspozitë në Kuvajt

“Reflektime nga Shqipëria” ishte titulli i ekspozitës së pikturave të pesë artistëve shqiptarë në Kuvajt. Kjo ekspozitë u organizua nga ambasada shqiptare në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Kulturës, Arteve dhe Letrave të Kuvajtit dhe Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë. Eskpozita u organizua si pjesë e Festivalit Al-Qurain në Kuvajt dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 17 janar 2015. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin Sekretari i Përgjithshëm i KKKAL, z. Ali Johua, drejtori i GKA, z. Artan Shabani, qytetarë kuvajtjanë, përfaqësues të biznesit, medias, komuniteti shqiptar në Kuvajt, etj. Njëzet e tetë punimet e paraqitura ishin nga piktorët; Shyqyri Sako, Ardian Isufi, Dhimitër Theodhori, Fani Zguro dhe Gazmend Leka. Të ftuarit mbetën të kënaqur me veprat e artit të piktorëve shqiptarë, të cilat përfshinin peizazhe, portrete, kompozime të ndryshme, mixed media, grafikë etj.

Postal Address

Embasy of Albania
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat -13031, State of Kuwait

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Sunday - Thursday
08:00 - 16:00