Shqipëria aspiron bashkëpunim më të ngushtë me Kuvajtin – Zv. Kryeministri i Shqipërisë Peleshi

Kuvajti i jep rëndësi shtimit të lidhjeve tregtare me Shqipërinë, u shpreh Zv. Kryeministri dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Abdulmohsen Al-Madaj, pasi u takua të martën në Kuvajt, me Zv.Kryeministrin e Shqipërisë z.Niko Peleshi. Kuvajti, për më tepër, tha Al-Madaj, pret edhe vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë në shtator, ku edhe do të nënshkruhen disa marrëveshje tregtare me Kuvajtin. Në një deklaratë të ngjashme pas takimit me Al-Madaj, i cili është edhe në funksionin e Ministrit të Arsimit, Peleshi tha që vizita e tij është pjesërisht edhe parapërgatitje e vizitës së Kryeministrit shqiptar në shtator. Më tej, Peleshi vuri në dukje faktin që vendi i tij ofron mundësi të mëdha investimi nga të cilat mund të përfitojnë qytetarët kuvajtjanë, duke cituar se marrëdhëniet Kuvajt-Shqipëri janë intensifikuar në njëzet vitet e fundit. Ai u shpreh se do të vizitonte një numër të madh ministrish, agjensish dhe autoritetesh kuvajtjane, ndër të tjerë edhe Autoritetin Kuvajtjan për Investimet, Këshillin e Lartë për Planifikimet, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kuvajtit, dhe Autoritetin Publik për Çështjet e Bujqësisë dhe Peshkimit. 

Postal Address

Embasy of Albania
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat -13031, State of Kuwait

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Sunday - Thursday
08:00 - 16:00