22 Shtator /ATSH/- Ambasada shqiptare në Kuvajt, në bashkëpunim me shoqatën humanitare Al Najat Society dhe kompaninë “Albatross Media” të drejtuar nga një grup shqiptarësh në Kuvajt, kanë bërë të mundur botimin në arabisht të Manualit për të bërë biznes në Shqipëri.Kompania mediatike ka marrë përsipër përkthimin në arabisht ndërsa Al-Najat Society, një shoqatë e njohur në Kuvajt për ndihmë humanitare ashtu dhe për rritje kapacitetesh me ofrim kursesh kualifikimi e trajnime të ndryshme, ka mbuluar kostot e botimit të 4000 kopjeve të këtij manuali.Po kjo kompani do të ndihmojë edhe për shpër