Articles

25 Vite Kontribut Humanitar në Shqipëri

Albanian

Më 21 shkurt 2017 organizohet në Tiranë konferenca për kontributin humanitar në Shqipëri të Shtetit të Kuvajtit. 

Me prezencën ekskluzive të Ministrit të Vakëfeve dhe Çështjeve Islame dhe Ministër Shteti për Pushtetin Lokal, të përfaqësuesve të shoqatave përkatëse bamirëse si dhe figurave të njohura në Shqipëri në konferencën " 25 Vite Kontribut Humanitar në Shqipëri". 

 

Koncerti i Orkestrës Simfonike të TKOBAP në Kuvajt

Albanian

Më 28 janar 2017, Orkestra Filarmonike e Teatrit të Operas dhe Baletit dha një koncert në Kuvajt, organizim i ambasadës sonë në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, si dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar për Kulturën, Artet dhe Letrat (NCCAL) të Kuvajtit.
 

Platforma e Sherbimeve Konsullore Online

Albanian

Platforma e Sherbimeve Konsullore Online ofron aplikime online per 36 sherbime konsullore. Duke filluar nga data 1 maj 2017 keto sherbime do te ofrohen Vetem online.
23 nga keto sherbime do te kryhen teresisht online.
Sherbimet do ti dergohen qytetarit me poste te parapaguar nga ana e tij.
Vetem per 13 nga sherbimet kerkohet qe qytetari te paraqitet vetem 1 here ne Perfaqesine Diplomatike dhe Konsullore.  
 
Per me teper ju lutemi shikoni faqen e Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise:

Ambasada e Shqipërisë në Kuvajt organizon një pritje me rastin e Festës Kombëtare

Albanian

29 Nëntor 2016 -Ambasada e Shqipërisë në Kuvajt organizoi një pritje në Hotel J W Marriott me rastin e Festës Kombëtare. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, të botës së biznesit, mbështetës dhe dashamirës të Shqipërisë, anëtarë të komunitetit shqiptar me banim në Kuvajt, etj. E ftuara e nderit në këtë pritje ishte Ministrja e Cështjeve Sociale dhe të Punës, Znj. Hind Al-Subaih.

Shërbimi Konsullor Online

Albanian


MPJ prezanton E-Konsullata

Albanian

Ministria e Punëve te Jashtme prezanton aplikacionin E-Konsullata
 
Më 13 shtator 2016, Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me kompaninë Telekom Albania organizuan aktivitetin promovues të aplikacionit konsullor E-Konsullata. Ky aplikacion vjen ne kuadër te reformës së ndërmarrë nga MPJ ne fushën e shërbimeve konsullore.

Aplikacioni konsullor E-Konsullata

Albanian

Aplikacioni konsullor "E-Konsullata"
 
Në kuadër të shërbimeve konsullore, lehtësimit të tyre, si dhe diplomacisë dixhitale, Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të mundur Aplikacionin e ri për shërbimet konsullore "E-Konsullata". Ky aplikacion është projektuar që të jetë në shërbim të qytetarëve tanë me sa më shumë informacion dhe t'ju mbështesë në shërbimet konsullore që MPJ ofron. 

Kosova dhe Shqipëria me shërbime konsullore të përbashkëta edhe në Bari të Italisë

Albanian

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, sot, gjatë vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hoxhaj në Tiranë në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve, bëjnë me dije se nën ombrellën që krijon marrëveshja e vendosur mes dy palëve për të bashkëpunuar dhe mbështetur njëra tjetrën në shërbimin diplomatik dhe atë konsullor, do të hedhin edhe një hap tjetër, duke përforcuar nivelin dhe stadin e marrëdhënies në përfaqësimin e përbashkët  Shqipëri-Kosovë.

Zhvillohet Konferenca e Diasporës me shqiptarët e Greqisë

Albanian

Nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, në bashkëpunim me Zyrën e IOM-it në Tiranë dhe me asistencën e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, u zhvillua në Athinë takimi i radhës me shqiptarët e Greqisë, me titull “Jam shqiptar”, në kuadër të përgatitjeve të Samitit të Parë të Diasporës dhe implementimit të projektit për “Angazhimin e Diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit”.

Përfundon punimet Konferenca e Ambasadorëve

Albanian

Gjatë ditës së fundit të punimeve të Konferencës së Ambasadorëve, krerët e përfaqësive të RSH-së në botë morën pjesë në dy panele tematike, të cilat kishin si synim diskutimin e temave të zhvillimit dhe promovimit të vendit. 

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat -13031, State of Kuwait

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Sunday - Thursday
08:00 - 16:00