Articles

Takim me Asistent Ministrin për Çështjet e Evropës të MPJ-së kuvajtiane Amb. Walid Alkhobaizi

Albanian

Sot, më datë 05 qershor 2018, me kërkesën e tij, Ambasadori Saimir Bala u prit në një takim nga Asistent Ministri për Çështjet e Evropës të MPJ-së kuvajtiane Amb.Walid Alkhobaizi. Qëllimi i takimit kishte të bënte me shkëmbime mendimesh rreth marrëdhënieve dypalëshe.
Ambasadori Bala, ndër të tjera, foli për gatishmërinë e palës sonë për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Akademive Diplomatike të dy vendeve tona.

Vizita e Z. Erion Veliaj në Kuvajt

Albanian

Më datë 08.05.2018, një delegacion i kryesuar nga  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erjon Veliaj, zhvilloi një vizitë në Kuvajt. Z. Veliaj zhvilloi takime me autoritetet e larta të vendit, si: ishKryeministrin Sheikh Nasser Al Sabah; Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit kuvajtian për Zhvillim z.Abulwahab Al Bader, si dhe me drejtues të Sekretariatit të Përgjithshëm të Vakëfeve.

Samiti i liderëve të vendeve të Gjirit (GCC)

Albanian

Me ftesë të Emirit të Kuvajtit Ambasadori Bala mori pjesë në seancën e hapjes dhe mbylljes së Samitit të 38 të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), ku ishin të ftuar të gjithë ambasadorët e akredituar në Kuvajt. GCC, është krijuar në vitin 1981. Në të bëjnë pjesë Bahreini, Kuvajti, Katari, Omani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit Kuvajtjan për Zhvillim

Albanian

Më datë 26.11.2017, Ambasadori Saimir Bala, u prit në një takim nga Drejtori e Përgjithshëm e Fondit kuvajtian për Zhvillim, z. Abdulwahab A.Al Bader.

Festa e Flamurit 2017

Albanian

Me rastin e Festës Kombëtare të 105 Vjetorit të Pavarësisë, Ambasada e RSH-së në Shtetin e Kuvajtit organizoi një pritje ku morën pjesë: z. Yaser Abul, Ministër Shteti për Strehimin dhe çështjet Sociale, përfaqêsues të trupit diplomatik, institucioneve shtetërore kuvajtiane, deputetë dhe ish deputetë të Parlamentit të Kuvajtit, përfaqësues nga shoqëria civile, biznesi, drejtues të shoqatave humanitare kuvajtiane, si dhe bashkëkombasit tanë me banim të përkohshëm në Kuvajt.

Diplomacia Ekonomike 2017

Albanian

Të gjithë bashkë, në punimet e këtyre tre ditëve, do të arrijmë të shikojmë mundësi të reja dhe zgjidhje efektive, për ta kthyer shërbimin e jashtëm, në një kontribues të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe shqiptarëve. 
Për këtë kemi nevojë të dalim një orë e më parë nga “ishullzimi administrativ” e mbajtja e informacionit sipas modelit të punonjësit të “Pallatit të Endrrave”.

Colours of Albania

Albanian

"Ngjyrat e Shqipërisë” (Colours of Albania) nisma inovative e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për promovimin e bukurive të Shqipërisë, që bëri bashkë mbi mijëra pasionantë të fotografisë.

Tirana Business Matching 2017 - B2B Event

Albanian

Tirana Business Matching comes for the first time in Albania, to transform the capital into the metropolis of international business. This worldwide activity will be focused on foreign direct investments and partnerships between international business representatives and Albanian companies.

Miratohet granti për studimin e fizibilitetit të bregdetit të Jugut të Shqipërisë

Albanian

Më datë 3 maj ambasadori Bala zhvilloi një takim me Përfaqësues te Fondit Kuvajtian për Zhvillim.
Gjatë kësaj vizite ju dorëzua nga pala kuvajtiane miratimi i një granti për studimin e fizibilitetit të projektit të bregdetit të Jugut të Shqipërisë.
Ky projekt vijon në kuadër të investimeve në fushën e turizmit në Shqipëri si fusha më me prioritet në vendin tonë.

Presidenti i Byrosë Shtetërore të Auditimit (SBA) të Kuvajtit viziton Shqipërinë

Albanian

Më datat 6-7 Mars 2017, Presidenti i Byrosë Shtetërore të Auditimit (SBA) të Kuvajtit, Adel Abdulaziz Al-Saraawi, zhvilloi një vizitë pune dy ditore në Shqipëri.
Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj dhe Presidenti i SAB, Adel Abdulaziz Al-Saraawi nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit, duke përcaktuar edhe një kalendar të aktiviteteve për periudhën 2017-2021, bazuar në planin e punës të përditësuar gjatë ditëve të qendrimit në Shqipëri.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat -13031, State of Kuwait

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Sunday - Thursday
08:00 - 16:00