Articles

Cakaj – Sarrazi: BE të mbajë premtimin për çeljen e negociatave

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim miqësor me Raportuesin për Shqipërinë në Komitetin për Çështjet Evropiane në Bundestag, përfaqësuesi i Partisë së Gjelbër, Manuel Sarrazi.
Në takim, Ministri në Detyrë Cakaj shprehu vlerësimin e tij për qasjen inkurajuese të raportuesit për Shqipërinë Sarrazi për avancimin e mëtejshëm të agjendës evropiane të Shqipërisë.

Ministri në Detyrë Cakaj takohet me përfaqësuesit e Bundestagut gjerman: Gjermania mbështet Shqipërinë për çeljen e negociatave

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në vizitën e tij zyrtare në Berlin, u takua me Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestag, Günther Krichbaum. Në takim merrnin pjesë deputetë të tjerë të angazhuar me procesin e Integrimit Evropian, si znj. Katja Leikert, z. Christian Petry, z. Carl Julius Cronenberg, z. Joachim Valenski dhe z. Manuel Sarrazin.

Kryediplomati shqiptar Cakaj takon Presidentin e Malit të Zi Djukanovic

Albanian

Në kuadër të vizitës në Mal te Zi, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Malit të Zi, z. Milo Djukanovic.
“Shqipëria vlerëson kontributin e Presidentit Djukanovic në rrugëtimin euro-atlantik të Malit të Zi, çka njëkohësisht përfaqëson edhe kontribut për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Vizita në Podgoricë është moment i rëndësishëm për të dhenë një mesazh të përbashkët për domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”– u shpreh Cakaj.

Ministri në Detyrë Cakaj takime dypalëshe në Podgoricë me Kryenegociatorin e Malit të Zi Drljevic dhe Zv.Kryetarin e Parlamentit Nimanbegu

Albanian

Gjatë vizitës së tij në Malin e Zi Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Kryenegociatorin e Malit të Zi me Bashkimin Evropian, Aleksandar Drljevic.
Kryediplomati shqiptar diskutoi mbi projektet dypalëshe apo rajonale në kuadër të integrimit, si mënyra më e mirë për të përshpejtuar perspektivën e përbashkët evropiane.

Cakaj-Dimitrov: Vizita në Shkup shprehje e gadishmërisë sonë për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj,  i cili zhvilloi një konferencë për shtyp me homologun e tij Nikola Dimitrov, në Maqedoninë e Veriut, shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e Shqipërisë drejtuesve më të lartë të shtetit për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe mbështetjen reciproke mes vendeve në rrugëtimin euro-atlantik.

Ministeriali i Varshavës

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, merr pjesë në Ministerialin e Varshavës “Promovimi i së ardhmes në paqe dhe siguri për Lindjen e Mesme”, të bashkorganizuar nga Ministri i Jashtëm Polak, Jacek Czaputowicz dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Takim me Asistent Ministren për Çështjet Ekonimike të MPJ-së kuvajtiane Amb.Amal Al-Hamad

Albanian

Më datë 21 shkurt 2019, Ambasadori Saimir Bala u prit në një takim nga Asistent Ministre për Çështjet Ekonimike të MPJ-së kuvajtiane Amb.Amal Al-Hamad. Qëllimi i takimit kishte të bënte me shkëmbime mendimesh rreth marrëdhënieve dypalëshe në fushën ekonomike.
Asistent Ministrja Al-Hamad , ndër të tjera, tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyera. Ndërkohë duhet të intensifikojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të bërë të mundur rritjen e volumit të shkëmbimeve në aspektin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
 

Takim me Asistent Minister për Kabinetin e Zv/Kryeministrit dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kuvajtit Amb.Sheikh Ahmed Naser M.Al-Ahmad Al-Sabah

Albanian

Më datë 13 nëntor 2018, me kërkesën e tij, Ambasadori Saimir Bala u prit në një takim nga Asistent Minister për Kabinetin e Zv/Kryeministrit dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kuvajtit Amb.Sheikh Ahmed Naser M.Al-Ahmad Al-Sabah. Qëllimi i takimit kishte të bënte me shkëmbime mendimesh rreth marrëdhënieve dypalëshe.
 

Takimin me Asistent Minister për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare të MPJ-së kuvajtiane

Albanian

Sot, më datë 31 tetor 2018, me kërkesën e tij, Ambasadori Saimir Bala u prit në një takim nga Asistent Ministri për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare të MPJ-së kuvajtiane z.Naser A.M.AlHayen. Qëllimi i takimit kishte të bënte me shkëmbime mendimesh rreth marrëdhënieve shumëpalëshe.

Takim me Minister of Amiri Diwan Affairs, Sheikh Ali Al Jarrah Al Sabah

Albanian

Më datë 05 qershor 2018, me kërkesën e tij, Ambasadori Saimir Bala u prit në një takim nga Minister of Amiri Diwan Affairs, Sheikh Ali Al Jarrah Al Sabah. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime rreth marrëdhënieve dypalëshe.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat -13031, State of Kuwait

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Sunday - Thursday
08:00 - 16:00