Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, më 3 dhe 4 tetor 2016, Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi u takua me krerët më të lartë shtetit.
 
Të hënën, 3 tetor 2016, Presidenti Thaçi u prit me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani, nga ku ndanë idenë e përbashkët se Shqipëria dhe Kosova janë shembull bashkëpunimi për rajonin.  Pas takimit me Presidentin Nishani, sipas axhendës së parashikuar, Presidenti Thaçi u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama me të cilin u diskutua rreth bashkëpunimit rajonal dhe proceseve të integrimit, kurse në orën 13:30, vizita vijoi me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, me të cilin folën për lobim dhe në mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. 

Pas takimeve me krerët e shtetit, Presidenti Thaçi vizitoi familjen e shkrimtarit të njohur z. Dritero Agolli.Ndërsa, në orën 16:30, ai u takua me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Lulzim Basha.
 
Me 4 tetor, Presidenti Thaçi bëri homazhe pranë monumentit “Nëna Shqipëri”.Ndërsa, në orën 09:30, në Bashkinë e Tiranës u takua me kryebashkiakun z. Erion Veliaj.Pas këtij takimi, para se të niset për në Bashkinë e Shkodrës, Presidenti Thaçi vendosi gjithashtu kurore lulesh edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 383 38 248208
Fax. + 383 38 248 209

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 16:30