Ministri Rrahmani dhe Ambasadori Minxhozi diskutojnë për bashkëpunime të reja Kosovë-Shqipëri në shëndetësi

Prishtinë, 5 maj 2016
Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.
Në këtë takim, Ministri Rrahmani dhe ambasadori Minxhozi vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve, në veçanti bashkëpunimin ndërkufitar shëndetësor, përmes të cilit, qytetarëve të zonave të veriut të Shqipërisë, u është mundësuar të marrin disa lloje të shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Gjakovës dhe atë të Prizrenit.
Ambasadori Minxhozi vlerësoi ndihmën që Spitali i Prizrenit dhe Spitali i Gjakovës janë duke ofruar për pacientët e Tropojës, Bajram Currit e Kukësit, të cilët marrin shërbime të dializës në këto dy spitale dhe shërbimer të tjera, pastaj shërbimet e ofruara të mamografisë. “Ky bashkëpunim kishte nevojë të formalizohej dhe krijon mundësi të reja për zgjerimin e tij. Një aspekt tjetër i bashkëpunimit është edhe angazhimi i profesorëve nga Tirana për të mbajtur leksione shkencore në fushën e mjekësisë në Kosovë dhe anasjelltas sipas nevojave”, tha ambasadori Minxhozi.
Ministri Rrahmani dhe ambasadori Minxhozi thanë se përkundër sfidave që i kanë  sistemet shëndetësore të dy vendeve, ekzistojnë mjaft hapësira të reja bashkëpunimi, të cilat duhet shfrytëzuar.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 381 38 248208
Fax. + 381 38 248 209

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00