Marrëdheniet dypalëshe

Marrëdhëniet dypalëshe
Që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, marrëdhëniet dypalëshe mes dy anëve të kufirit janë rritur nga viti në vit. Institucionet e ndryshme të Shqipërisë dhe të Kosovës kanë vendosur një bashkëpunim reciprok. Këto marrëdhënie janë konkretizuar me firmosjen e mbi 50 marrëveshjeve. Mbledhjet e përbashkëta të të dy qeverive kanë qenë një risi pozitive në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Duke filluar nga viti 2014 dhe në vazhdim, janë zhvilluar 3 mbledhje të përbashkëta. Kështu, mbledhja e parë daton në vitin 2014 në Prizren, e dyta në vitin 2015 në Tiranë dhe pritet që mbledhja e tretë të organizohet me 3 qershor të viti 2016 në Prishtinë. Këto mbledhje synojnë rritjen e një bashkëpunimi efikas në të gjitha fushat.
Në këtë kuadër bashkëpunimi, rritja e shkëmbimeve tregtare ngelet boshti kryesor i marrëdhënieve të ndërsjellta, kështu, energjia, turizmi, bujqësia, industritë e ndryshme janë disa nga fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit.
Shqipëria dhe Kosova kanë unifikuar nisma të ndryshme rajonale. Shqipëria ka mbështetur fuqishëm të gjitha proceset e përfshirjes së Kosovës në organizmat rajonale dhe më gjerë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 383 38 248208
Fax. + 383 38 248 209

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 16:30