Kryeministri Haradinaj falënderon qytetarët e Kukësit për mbështetjen dhënë Kosovës në të gjitha etapat historike

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj falenderoi kryetarin e bashkisë Kukës për kontributin e jashtëzakonshëm që banorët e Kukësit kanë dhënë për Kosovën, në etapat më të rëndësishme historike.

Më tej, kryeministri theksoi gatishmërinë e Qeverisë për të thelluar bashkëpunimin për të gjitha temat me interes për të dyja vendet, veçmas për bashkëpunim të dyanshëm, konkretisht mes komunave kufitare. 

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke kërkuar përkrahjen e Kosovës në projekte ekonomike të Kukësit. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 383 38 248208
Fax. + 383 38 248 209

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 16:30