GJIMNAZI I GJAKOVЁS E SHPALL MINXHOZIN “MIK NDERI”

Mes njё entuziazmi tё rrallё, drejtues, mёsimdhёnёs dhe nxёnёs tё gjimnazit “Hajdar Dushi” nё Gjakovё pritёn tё mёrkurёn ambasadorin Qemajl Minxhozi.  Duke i dorёzuar ambasadorit mirёnjohjen e veҫantё me titullin “Mik Nderi”, drejtori i shkollёs Bedri Cahani u shpreh se gjimnazi ёshtё njё shkollё e moderuar, e cila vlerёson lart bashkёpunimin me organizata vendore dhe ndёrkombёtare, por mbi tё gjitha me institucionet nga Shqipёria amё. Duke bёrё fjalё pёr historikun e Gjakovёs, kёsaj treve tepёr tё rёndёsishme nё hapat historikё tё shqiptarisё, drejtori Cahani bёri tё ditur edhe rezultatet elitare tё gjimnazit qё drejton, njёra prej shkollave me rezultatet mё tё larta nё testin e maturёs dhe nё numrin e nxёnёsve qё prijnё nё studime pasi dalin nga bankat e kёsaj shkolle.                                                                                                               Ambasadori u shoqёrua me duartrokitje tё gjata gjatё gjithё bashkёbisedimit me nxёnёsit e kёtushёm. Ai zhvilloi një bisedë të hapur me nxënësit dhe iu kujtoi se ata sot kanё ҫdo mundёsi pёr t’u bёrё ata qё duan tё bёhen.
“Sa herё qё vij nё Gjakovё ndjehem si nё shtёpinё time. Sot erdha t’ju nderoj jo vetёm juve si njё ndёr shkollat mё tё fuqishme nё tё gjithё Kosovёn por po ashtu tё nderoj figurёn e Heroit Hajdar Dushi, me tё cilin babai im ka qenё bashkёluftёtar. Nёse gjyshёrit dhe prindёrit tuaj dje kanё bёrё historinё, sot ju takon juve qё tё punoni pёr kёtё vend, dhe jam e sigurt se do tё dini tё bёni rrugё tё mbarё”, tha Minxhozi para qindra nxёnёsve.
Ambasadori vizitoi ambientet e bibliotekёs, laboratorit tё kimisё, kabinetit tё informatikёs dhe palestrёs sportive duke mbetur tepёr i kёnaqur nga disiplina dhe infrastruktura pёrreth. Ai konstatoi se gjithҫka qё vёren sot kёtu ёshtё frut i punёs dhe angazhimit tё pandalur, pёr ҫka pёrgёzoi drejtuesit dhe tё gjithё kolektivin shkollor. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 383 38 248208
Fax. + 383 38 248 209

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 16:30