Colours of Albania

DIPLOMACIA DIGJITALE NË VEPRIM

Kjo iniciativë synon prezantimin e imazhit të vendit, duke përcjellë anë e mbanë botës ngjyrat e vërteta të shoqërisë, qytetet dhe fshatrat mahnitëse, bregdetet dhe peizazhet e paprekura, si dhe pazaret e kështjellat historike të Shqipërisë.

KONKURSI

Çdo  javë do të publikohet një temë në llogaritë: Instagram, Facebook, Twitter të Colours of Albania & Web të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe ju do na bashkoheni me anë të fotove tuaja.
 

ÇFARË ËSHTË #COLOURSOFALBANIA2018?

Fushatë mbarëkombëtare dhe konkurs fotografik në mediat sociale për promovimin e shqipërisë (Instagram, Facebook, Twitter, Web). Në këtë edicion të 4-rt konkursi i fotografisë dixhitale do të jetë nën moton “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia evropiane”, e cila përkon me Vitin Evropian për Trashëgiminë Kulturore 2018.

RREGULLAT

  1. Ndiqni imagjinatën tuaj dhe fotografoni bukuritë e shqipërisë;
  2. Publikoni fotografitë në profilin tuaj në instagram me hashtag #CouloursofAlbania2018;
  3. Bëni TAG profilin tonë në Instagram @ColoursofAlbania; @albanianmefa;
  4. Bëni TAG në Facebook @ColoursofAlbania; @albanianmefa;
  5. Bëni TAG në Twitter @ColoursofAlbania,
  6. Mund të dërgoni fotografitë duke bërë “CHECK IN” vendin ku është marrë;
  7. Mund të dërgoni fotografitë që keni publikuar muaj më parë, mjafton të vendosni këtë hashtag #ColoursofAlbania2018

KOHËZGJATJA DHE PJESËMARRËSIT
 

Konkursi  #ColoursofAlbania2018 do të jetë i hapur deri më 30 korrik 2018, për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht të rinjtë, të apasionuarit pas fotografisë, udhëtimit, artit, kulturës, natyrës, etj.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 383 38 248208
Fax. + 383 38 248 209

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 16:30