Articles

Olta Xhaçka në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Albanian

U zhvillua në MEPJ ceremonia e dorëzimit të detyrës të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Pas gati dy vjet në krye të këtij dikasteri, Gent Cakaj i’a ka dorëzuar Olta Xhaçkës detyrën e ministrit të MEPJ.
Gjatë ceremonisë së organizuar me stafin diplomatik, Ministri në Detyrë, Gent Cakaj u shpreh se, nga dita e sotme nuk do të jetë thjesht një paraardhës politik i Xhaçkës, por mbështetësi më i madh i saj që ajo ta përfaqësojë Shqipërinë denjësisht e me shkëlqim të plotë.

Presidentja në Detyrë të Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani zhvilloi një takim me kryeministrin e Republikës, Sh. T. Z. Edi Rama

Albanian

Në ditën e dytë të vizitës së saj në Shqipëri, Presidentja në Detyrë të Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani zhvilloi një takim me kryeministrin e Republikës, Sh. T. Z. Edi Rama.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti znj. Vjosa Osmani, Presidente në detyrë Kryetare e Kuvendit

Albanian

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi,  priti sot znj. Vjosa Osmani, Presidente në detyrë Kryetare  e Kuvendit, e Republikës së Kosovës, e cila ndodhet  për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Pasi i uroi mirëseradhjen në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi, vuri në dukje se kjo vizitë, shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos për bashkëpunimin parlamentar, i cili është shumë i mirë, por duhet të vazhdojë të zgjerohet e fuqizohet.

Presidentja në Detyrë të Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani zhvilloi homazhe në memorialin e Skënderbeut në Lezhë

Albanian

Presidentja në Detyrë të Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani bëri homazhe të memorialin e Skënderbeut në Lezhë.
Ajo tha se nisja e vizitës me homazh tek varri i heroit kombëtar është në funksion të rikujtimit të strategut që bëri shumë me projektin integrues mesjetar, duke u shndërruar në fortifikatë të civilizimit perëndimor.
 
Figura e Skënderbeut është e përbotshme, siç janë Kosova dhe Shqipëria, të cilat pavarësisht sfidave e pengesave, në një të ardhme do të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane, u shpreh ajo.

Presidenti Meta mikpret Presidenten në Detyrë të Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani

Albanian

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, me ftesë të Tij, mikpriti sot me nderime shtetërore në Tiranë, Presidenten në Detyrë të Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani, së bashku me delegacionin zyrtar, që e shoqëronte në këtë vizitë të parë shtetërore.

Ndihmo në lehtësimin e pasojave nga tërmeti!

Albanian

Kontribute vullnetare, Emergjenca
Shqipëria Solidare
Dhuro online përmes e-albania dhe ndihmo në lehtësimin e pasojave nga tërmeti!
Ju mund të dhuroni duke përdorur një kartë krediti ose debiti të çdo banke drejt llogarisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Prishtinë/Takim i përbashkët pune për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve Shqipëri - Kosovë

Albanian

Me date 1 shkurt, u zhvillua ne Prishtine, takimi i perbashket mes autoriteteve shqiptare dhe kosovare, me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të disa prej marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të zhvilluar më 26 nëntor në Pejë. Delegacioni shqiptar kryesohej nga Ministri i Brendshem, z. Sander Lleshaj, ndersa pala kosovare nga zevendeskryeministri, z. Fatmir Limaj.

Vizita në Prishtinë, Bushati: Kosova është e para

Albanian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë. Ministri Bushati zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, Zëvendëskryministrin e parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Kosoves Behgjet Pacolli, si dhe përfaqësues të spektrit politik në Kosovë.
Ministri Bushati zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli me të cilin diskutuan mbi bashkëpunimin mes dy vendeve tona por dhe rolin e parlamentit në zhvillimet e vendit.

Colours of Albania

Albanian

DIPLOMACIA DIGJITALE NË VEPRIM

Kjo iniciativë synon prezantimin e imazhit të vendit, duke përcjellë anë e mbanë botës ngjyrat e vërteta të shoqërisë, qytetet dhe fshatrat mahnitëse, bregdetet dhe peizazhet e paprekura, si dhe pazaret e kështjellat historike të Shqipërisë.

KONKURSI

Çdo  javë do të publikohet një temë në llogaritë: Instagram, Facebook, Twitter të Colours of Albania & Web të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe ju do na bashkoheni me anë të fotove tuaja.
 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dekoron kryeministrin e Republikës së Shqipërisë me medaljen presidenciale

Albanian

Presidenti Thaçi shprehu falenderimin e tij kryeministrit Rama për vizitën në Kosovë, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kreu i shtetit tha se “Sot pata nderin dhe kënaqësinë në autoritetin tim kushtetues dhe ligjor që të ndaj medaljen presidenciale me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë për kryeministrin e Shqipërisë, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Duke e vlerësuar lartë kontributin e kryeministrit Rama, presidenti Thaçi tha se zëri i tij ka qenë i fuqishëm në mbështetje të lirisë, por edhe të shtetndërtimit.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 383 38 248208
Fax. + 383 38 248 209
Nr. i emergjences:+383 45 618 618

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 16:30