Ambasadori Minxhozi, u prit nga Ministri i FSK-së Haki Demolli.

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK), z. Haki Demolli priti, në një takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, z. Qemal Minxhozi i cili shoqërohej nga kolonel Ahmet Leka, atasheu ushtarak i mbrojtjes i akredituar për Kosovë. 

Ministri Demolli me këtë rast, falënderoi ambasadorin Minxhozi si dhe përmes tij, Qeverinë e Shqipërisë dhe Ministrin e Mbrojtjes për ndihmën e vazhdueshme që Shqipëria dhe Ministria e Mbrojtjes po japin për FSK-në, dhe në veçanti falënderoi ministren Mimi Kodheli për përkrahjen e saj, në të gjitha aktivitet rajonale dhe ato ndërkombëtare, që po bën për Ministrinë e FSK-së dhe FSK-në. 

Ministri Demolli përshëndeti dhe i uroi detyrën e re, atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, kolonel Ahmet Leka, duke i shprehur besimin për bashkëpunim të dyanshëm të suksesshëm në të ardhmen. 

Ministri  Demolli dhe ambasadori Minxhozi, biseduan edhe rreth intensifikimit të bashkëpunimit në të ardhmen, në përkrahjen profesionale të FSK-së, si dhe angazhimin e shtetit shqiptar për pranimin e FSK-së, në organizmat ndërkombëtarë të sigurisë. 

Nga ana e tij, ambasadori Minxhozi falënderoi ministrin për pritjen, si dhe rikonfirmoi edhe një herë vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen në mes dy shteteve dhe dy ministrive. Ai u shpreh se Shqipëria  do të vazhdojë që ta mbështes Ministrinë e FSK-së dhe FSK-në, në rrugën e saj të zhvillimit profesional dhe inkuadrimit të saj në mekanizmat ndërkombëtarë të Sigurisë.
Kolonel Ahmet leka, atashe i ri i akredituar në Republikën e Kosovës u shpreh mëse i lumtur që është emëruar atashe në Republikën e Kosovës. Ai falënderoi ministrin Demolli si dhe stafin udhëheqës të MFSK-së dhe FSK-së dhe u shpreh për bashkëpunim të shkëlqyer si dhe përkrahjen që do ta ketë gjatë punës dhe qëndrimit të tij në Kosovë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 381 38 248208
Fax. + 381 38 248 209

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00