Presidenti Meta përshëndeti festimet e 100-vjetorit të themelimit të Eparkisë arbëreshe të Lungros (Ungrës)

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mori pjesë në ceremonitë zyrtare të 100-vjetorit të themelimit të Eparkisë arbëreshe të Lungros (Ungrës), si i ftuar nderi i Ipeshkvit, Imzot Donato Oliverio, në Katedralen “Shën Kollit të Mirës”.

 

Presidenti Meta përshëndeti njëqindvjetorin e  themelimit të Eparkisë së Ungrës, më 13 shkurt 1919, datën historike kur Selia e Shenjtë u kushtoi vëmendjen më të madhe ndjekësve besnikë të ritit bizantin në Itali, arbëreshëve, të cilët prej më se katër shekujsh i kryenin ritet e tyre liturgjike në gjuhën tonë të vjetër.

 

Presidenti i Republikës, në fjalën e Tij përshëndetëse gjatë Liturgjisë Hyjnore, duke iu drejtuar të pranishmëve: Imzot Donato Oliverios, Ipeshkvit të Horës së Arbëreshëve Imzot Demetrio Gallardos, Arqipeshkvit të Shkodrës Imzot Angelo Massafras, Prefektit të Kongregatës për Kishat Lindore Kardinalit Leonardo Sandri, Kardinalit shqiptar Ernest Simoni, Ipeshkvit të Prishtinës Imzot Dodë Gjergji, Arqipeshkvit hungarez greko-katolik Imzot Péter Fülöp Kocsis, ipeshkëve të rajoneve të tjera italiane si dhe ipeshkëve nga Shqipëria, Kosova e qindrave besimtarëve, theksoi se Eparkia e Ungrës është më e madhja eparki arbëreshe e Italisë kontinentale.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via Asmara nr.5 - 00199
Romë - Itali

Tel / Fax

Tel: 00 39 06/86224110
Fax: 00 39 06/86224120
Zyra Konsullore
Tel: +39 06/86224115
Nr. i emergjences:+39 3420498192

E-MAIL

embassy.rome@mfa.gov.al konsullore.rome@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
09.00 - 14.00