
Ambasada e RSH-së në Romë ka filluar programin e rekrutimit të praktikantëve, sipas nevojës. Njoftimet për rekrutim do të publikohen në faqen e Internetit të Ambasadës, në varësi të vendit të lirë.
Nëse dëshironi të njoftoheni në mënyrë elektronike mbi vende të lira praktike, dërgoni një email me lëndë “Interes për praktikë” tek embassy.rome@mfa.gov.al, duke përmendur vendet ku do ishit i/e interesuar për praktikë (zyrë konsullore apo ambasadë), si dhe të dhënat tuaja të kontaktit.