Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, së bashku me ekipin i mjekëve shqiptar, priten nga Ministri Luigi Di Maio në aeroportin e Fiumicino

I shoqëruar nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj, mbërriti në Itali ekipi i mjekëve shqiptar, të cilët u pritën në aeroportin e Fiumicino nga Ministri i Jashtëm i Italisë, z. Luigi Di Maio. Mjekët tanë do të shkojnë në Brescia, në frontin më të vështirë të luftës kundër virusit.
 
Përkrah popullit italian, në betejën kundër armikut të përbashkët që do ta fitojmë!
 
Mirëserdhët e me krahë të lehta shqipe, jemi me ju!
 
Krenarë sakrificën e kurajën tuaj!

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via Asmara nr.5 - 00199
Romë - Itali

Tel / Fax

Tel: 00 39 06/86224110
Fax: 00 39 06/86224120
Zyra Konsullore
Tel: +39 06/86224115
Nr. i emergjences:+39 3420498192

E-MAIL

embassy.rome@mfa.gov.al konsullore.rome@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
09.00 - 17.00