Articles

Njoftim!

Albanian

Informohen bashkatdhetarët se sipas Dekretligjit të Qeverisë italiane, me nr. 30, datë 13 mars 2021, duke filluar nga sot, datë 15 mars 2021, është urdhëruar një bllokim i ri i të gjithë territorit italian, i vlefshëm deri më datë 6 prill 2021.
 
Lidhur me masat e reja, Qeveria italiane ka përditësuar listën e pyetje-përgjigjeve më të shpeshta mbi kushtëzimet e vlefshme për periudhën 15.03.2021 - 06.04.2021. 
 
Konsultoni në vijim linku zyrtar:

Njoftim!

Albanian

Me rastin e festës zyrtare të Sulltan Nevruzit, ju informojmë se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë dhe Zyra Konsullore, do të qëndrojnë mbyllur më datë 22 mars 2021.
Faleminderit!
 

 

 

Njoftim!

Albanian

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton qytetarët se më 30 dhe 31 dhjetor 2020, për nevoja të inventarit vjetor, Zyra Konsullore nuk do të mund të ofrojë shërbime lidhur me pasaportat dhe letërnjoftimet (as aplikime të reja dhe as tërheqje. Në këto data do të vijojnë të ofrohen normalisht të gjitha shërbimet e tjera konsullore.

Faleminderit!

Njoftim!

Albanian

Të nderuar bashkatdhetarë!
 
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se nesër, datë 15 tetor 2020, Zyra Konsullore e saj pezullon përkohësisht të gjitha shërbimet.  
 

Njoftim!

Albanian

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton qytetarët e interesuar dhe që kërkojnë informacion për çështje me natyrë konsullore si vlefshmëri pasaporte, leje kalimi, çertifikata, afate dokumentesh dhe pyetje të tjera lidhur me shërbimet konsullore, të kontaktojnë me Ambasadën vetëm përmes:
adresës elektronike: konsullore.rome@mfa.gov.al

Njoftim!

Albanian

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë informon qytetarët shqiptarë se Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, me Aktin Normativ Nr. 23, datë 3 qershor 2020, ka vendosur shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së pasaportave që skadojnë brenda vitit 2020, deri në datën 31 dhjetor 2020.

 

Për rrjedhojë qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë​ me pasaporta të cilave u mbaron afati brenda vitit 2020, nuk kanë nevojë të pajisen me Leje Kalimi.

Njoftim

Albanian

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se duke filluar nga data 3 qershor 2020 do të rifillojë shërbimi konsullor për praktika që kërkojnë praninë e qytetarëve në sportele.

Për shkak të Emergjencës COVID 19, të gjitha takimet e periudhës 11 mars - 30 qershor 2020, për shërbimet që kërkojnë paraqitje në sportel, do të fiksohen data të reja, për të cilat do të njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar në adresën e-mail nga ku kanë aplikuar.
Nuk nevojitet të aplikohet sërisht për të kërkuar takim!

Njoftim

Albanian

Ambasada e Shqipërisë në Romë informon qytetarët se për shkak të Emergjencës COVID-19, Zyra e Shërbimeve Konsullore kryen vetëm shërbimet që nuk kërkojnë praninë tuaj në sportel.

Lidhur me aplikimet kryera, ditët e ardhshme do t'ju komunikohet data e re e takimit. Kodi i aplikimit dhe pagesa e kryer mbeten të vlefshme.

Për aplikimet e reja dhe përditësimin e informacionit në kohë reale, lutemi na ndiqni nëpërmjet kanaleve të komunikimit si më poshtë​:

Njoftim

Albanian

Ambasada e RSh në Romë njofton qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë, pranë Seksionit Konsullor, deri në 6 mars 2020, se mund të tërheqin pasaportën. Tërheqja do mund të kryhet nga korrierët e kompanive postare si ASD, DHL, FEDEX, UPS, etj. 

Për tërheqjen e pasaportës, nevojitet: autorizimi i nënshkruar nga i interesuari për tërheqjen e pasaportës për të cilën keni aplikuar dhe kuponi i aplikimit, dorë​zuar ditën e paraqitjes në Ambasadë.

Njoftim

Albanian

Shqipëria vishet me flamurin italian në shenjë  afërsie e solidariteti!

Sheshi më i madh i vendit ka marrë ngjyrat italiane, simbol i rezistencës dhe i luftës kundër virusit.

 

Kurajo e forcë, e dashura dhe e afërta Itali, vend me bukuri të pashoqe, djep i artit dhe humanizmit!

 

Së bashku do t'ia dalim!

Gjithçka do të shkojë mirë! 

 

Jemi me ju, ndihemi të gjithë italianë! 

Është një det  solidariteti që na bashkon!

 

L'Albania indossa il tricolore nel segno di vicinanza e solidarietà!

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via Asmara nr.5 - 00199
Romë - Itali

Tel / Fax

Tel: 00 39 06/86224110
Fax: 00 39 06/86224120
Zyra Konsullore
Tel: +39 06/86224115
Nr. i emergjences:+39 3420498192

E-MAIL

embassy.rome@mfa.gov.al konsullore.rome@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
09.00 - 17.00