CV Ambasadore

 

Dr. Anila Bitri Lani, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Republikën Italiane

 

Dr. Anila Bitri  Lani është  akredituar më 20.06.2016, Ambasadore Rezidente e Republikës së Shqipërisë në Republikën Italiane dhe Ambasadore Jorezidente në Republikën e Maltës, në Republikën e San Marinos, dhe akredituar pranë organizatave ndërkombëtare FAO, IFAD dhe WFP.

 

Nga viti 2011 deri në marrjen e detyrës në Romë në 20.06.2016, Ambasadorja Bitri ka shërbyer si Drejtore e Akademisë Diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë . Ambasadorja Bitri ka qenë Drejtore e Drejtorisë së Marrëdhënieve Dypalëshe me Europën në Ministrinë e Punëve të Jashtme​,  nga vjeshta e vitit 2008 deri në dhjetor të vitit 2010.

 

Në dhjetor 2002, ajo u dekretua Ambasadore e Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, ku shërbeu deri në tetor të 2008-ës. Bitri ishte e akredituar gjithashtu si Ambasadore Jorezidente në Mbretërinë e Marokut dhe në Mauritani për periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2010.

 

Përpara se të angazhohej në Shërbimin e Jashtëm, Ambasadorja Bitri ka ushtruar si pedagoge, Titullare e lëndës së  Historsë së Mesjetës Europiane dhe Botërore, në Katedrën e Historisë Botërore, pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, të Universitetit të Tiranës.

 

Në vitin 2002 Ambasadorja Bitri është dekoruar me Urdhërin e Oficerit për Merita Civile, akorduar nga Mbreti i Spanjes, Juan Carlos I.  Në përfundim të shërbimit të saj në Spanjë, ajo u dekorua gjithashtu me Urdhërin e Lartë të Damës së Madhe të Urdhërit të Isabelës Katolike, akorduar nga Mbreti i Spanjës, Juan Carlos I, me Dekretin Mbretëror të datës 30 prill 2009.

 

Ambasadorja Bitri është e martuar dhe ka një vajzë, Kristina. 

 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via Asmara nr.5 - 00199
Romë - Itali

Tel / Fax

Tel: 00 39 06/86224110
Fax: 00 39 06/86224120
Zyra Konsullore
Tel: +39 06/86224115

E-MAIL

embassy.rome@mfa.gov.al konsullore.rome@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
09.00 - 14.00