Drogë drejt Turqisë, si e trafikojnë shqiptarët me makina dhe duke e fshehur në trup

Rasti i kapjes nga policia në pikën kufitare të Kapshticës të një çifti në makinën e të cilëve u zbuluan më shumë se 20 kg marijuane, dhe që kishin destinacion final Turqinë nuk është rast i izoluar. Prej kohësh, trafikantët shqiptare të marijuanes e kanë shndërruar Turqinë në një nga rrugët e tyre të trafikimit. Por, mungesa e informacionit për dënimet që i presin atje në rast se kapen nga dogana apo policia turke, ka bërë që trafikantet shqiptare të vazhdojnë të ndërmarrin aventurat e trafikimit siç ishte rasti i fundit.

Sipas avokatit shqiptar Kadri Hoxha që punon prej vitesh në Stamboll, vitet e fundit janë dyfishuar masat e dënimit për personat që kapen duke futur drogë në Turqi. Sipas avokatit Hoxha, janë të paktën 25 shqiptare mes tyre dhe një femër, që tashme kanë marrë dënimet e formës të prerë nga Gjykatat turke për veprën e trafikimit të drogës kryesisht të marijuanes, dënime që variojnë nga 18 deri ne 25 vjet burg, edhe për vetëm pak kilogramë marijuane. Pjesa me e madhe e shqiptareve të dënuar nga gjykatat turke, kanë pranuar se janë bërë pjesë e rrjetit të trafikut të drogës Shqipëri-Turqi, kryesisht për shkaqe ekonomike.

Tv Klan, ka mundur të siguroje edhe foto të bëra nga autoritetet turke gjatë arrestimeve të disa prej shqiptareve të akuzuar për trafikim të marijuanes drejt territorit turk. Trafikantet shqiptare zgjedhin më së shumti transportin rrugor, me autobusë ose makina private, duke zgjedhur kryesisht pikat kufitare të Ipsala dhe të Kapikule. Droga fshihet në pjesë të ndryshme të makinës ose brenda produkteve të tjera, por nuk mungojnë rastet e fshehjes se drogës në trup, si tregohet edhe nga këto foto, ku dy shtetasit shqiptare të arrestuar nga dogana turke, detyrohen të pozojnë para kamerave.

Sipas Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Stamboll, Gent Tare rastet e arrestimeve nga autoritetet turke te shqiptareve që tentojnë të fusin drogë në Turqi po rritet, dhe po ashtu po rritet dhe masa e dënimit për ta. Rasti i vajzës nga Përmeti Anxhela Zekollari, sipas avokatit shqiptar në Stamboll Kadri Hoxha, është me tragjiku. 21- vjeçarja Zekollari e cila është në të djathtë të kësaj foto, u arrestua bashkë me të fejuarin e saj, pasi u kapen të dy me drogën e fshehur në trup. Ata po hynin ne kufirin turk me autobus linje që kishte ndjekur itinerarin Shqipëri, Greqi Turqi në pikën kufitare në mes Greqisë dhe Turqisë në Ipsala. Për vetëm 2 kilogramë e gjysme që asaj iu gjet e ngjitur në trup, 21-vjeçarja Zekollari është dënuar me 25 vjet burg.

Edhe pse ishte shtatzëne në momentin e arrestimit, ligji turk i ndryshuar në vitin 2014 nuk jep asnjë lehtësi, për raste e futjes së drogës në Turqi. Dhe edhe pse sasia e drogës ishte e vogël dhe lloji i saj marijuane vajza nga Përmeti ka marrë denim të prere 25 vjet burg. Si 21- vjeçarja Zekollari ashtu dhe pjesa më e madhe e shqiptareve të kapur për droge, e vuajnë dënimin në burgun e mbyllur të Edirnese. Në burg, po rritet edhe foshnja e vajzës nga Përmeti, pasi ajo nuk pranon t’ia besojë shtëpisë së fëmijëve të zonës. Si konsulli Tare ashtu dhe avokati shqiptar në Stamboll, Hoxha, shprehen të shqetësuar, pasi po rritet numri i tentativave të trafikimit të drogave nga Shqipëria drejt territorit turk, e po ashtu po rriten edhe rastet e dënimeve të tyre me shumë vite burg.

Mungesa e informacionit për atë c’ka u pret nëse kapen nga autoritetet turke, sipas tyre është burim kryesor i rritjes së këtyre rasteve të trafikut. Por mjafton rasti fatkeq i 21- vjeçare Anxhela Zekollari, e cila është dënuar me 25 vjet burg për vetëm 2,5 kg marijuane të gjetur të fshehur në trup, dhe që bashke me të në burg po rritet dhe foshnja e saj, për të kujtuar të gjithë ata që duan të ndërmarrin ketë riskë, se në Turqi gjykata nuk fal.

Adresa

Adnan Saygun Cd. Uydu
Sk. Gündeş Apt. No:4/14 Ulus
Istanbul

Tel / Fax

Tel: +90 212 244 32 56
Fax: +90 212 244 32 38
Raste emergjente nr.
Tel: +90 539 506 04 17

E-MAIL

consulate.istanbul@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Veprime Konsullore
10:00 - 12:30