Cv e Konsullit

Blerta Kadzadej ka marrë detyrën si Konsulle e Përgjithshme në Konsullatën e Përgjithshme të RSH-së në Stamboll në Korrik 2019. Ajo ështe diplomuar me Master Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në vitin 1993, në Universitetin e Tiranës nga ku është diplomuar më pas me Master në Administrim Biznesi - MBA në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës.
 
 Ajo vjen në Stamboll pasi ka shërbyer nga 2013 deri në Korrik 2019 si Drejtore e Përgjithshme e Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, si Zv. Drejtore e Projektit për Zhvillim Ekonomik të USAID nga 2010 deri në 2013, si Menaxhere Projekti e projektit të USAID për Zhvillimin e Shtetit Ligjor në Shqipëri nga 2006 deri në 2010.  
 
 Gjatë viteve 2003-2006 ajo ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Burimeve Njerëzore dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
 
 Znj. Kadzadej e ka zhvilluar karrierën e saj profesonale nga 1993 deri në 2000 si pjesë e projekteve zhvillimore të USAID në Tiranë, ku ka shërbyer si Zv. Drejtore dhe Menaxhere Projektesh në disa projekte në fushën e zhvillimit Ekonomik në Shqipëri.

Adresa

Adnan Saygun Cd. Uydu
Sk. Gündeş Apt. No:4/14 Ulus
Istanbul

Tel / Fax

Tel: +90 212 244 32 56
Fax: +90 212 244 32 38
Raste emergjente nr.
Tel: +00905396566219

E-MAIL

consulate.istanbul@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Veprime Konsullore
10:00 - 12:30