Articles

Zhvillohet ceremonia e diplomimit në Akademinë Ushtarake të Stambollit.

Albanian

Konsulli i Pëgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Stamboll, z. Ermal Muça mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Akademinë Ushtarake të Stambollit, ku kryejnë specializimin edhe ushtarakë të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në ceremoni ishin të pranishëm personalitetet më të larta të Republikës së Turqisë, si Presidenti z. Gül, Kryeministri z.Erdoğan, Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Çiçek si edhe shefi i Shtabit të F.A. turke, komandantë të forcave tokësore, ajrore, detare dhe të këmbësorisë.

Takim me diasporën në Koxhaeli

Albanian

Me ftesë të Këshillit drejtues të platformës Ballkan Rumeli, Konsulli i Përgjithshëm mori pjesë në takimin tradicional të anëtarësisë së Shoqatave të ndryshme Ballkanike ku aderojnë një numër i madh bashkatdhetarësh. Në këtë kuadër Konsulli i Përgjithshëm u prit në takim të veçantë nga Prefekti i Kocxhaelisë, me të cilin diskutuan për çështje të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh.

Njoftim mbi shtetësinë shqiptare

Albanian

Bazuar në Udhëzimin e Ministrisë të Punëve të Jashtme të R.SH, Konsullata e Përgjithshme në Stamboll do të fillojë pranimin e aplikimeve për fitimin e shtetësisë shqiptare. Për më shumë informacion, të interesuarit mund ti referohen rubrikës “Shtetësia Shqiptare” në këtë faqe interneti.

Aktivitet me studentët shqiptarë

Albanian

Me rastin e përfundimit të vitit akademik 2012-2013 Konsullata e Përgjithshme e R.SH në bashkëpunim me Konsullatën Përgjithshme të Kosovës, organizuan një shëtitje në Bosfor me studentët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe të gjitha trevat shqiptare, që kryejnë studimet në Stamboll dhe qytetet përreth.

Vendi ynë përfaqësohet në Panairin e punimeve artistike

Albanian

Në festivalin e punimeve artstike me dorë, organizuar nga Ministria e Arsimit e Republikës së Turqisë, nën kujdesin e bashkëshortes së Kryeministrit të Turqisë, vendi ynë u përfaqësua me stendën e përgatitur me këtë rast nga Konsullata në bashkëpunim me Ballkan Akademi. Çeljen e panairit e inaguruan Prefekti i Stambollit, autoritete të larta të Ministrisë së Arsimit Kombëtar të Turqisë, Drejtori i Arsimit të Stambollit si dhe Konsulli i Përgjithshëm i R.SH.

Vendi ynë përfaqësohet në Panairin Ndërkombëtar kulturor të Izmirit

Albanian

Në Panairin ndërkombëtar, mbështetur nga Prefektura e Izmirit, në kuadër të aktiviteteve për “Expo Izmir 2020”,vendi ynë u prezantua me një stendë mjaft dinjitoze, ku për një javë rresht u ekspozuan objekte karakteristike, broshura e fletë palosje për promovimin e turizmit, kulturës dhe vlerave tona kombëtare. Stenda që u vizitua nga ministra dhe deputetë të Asamblesë së Madhe të Turqisë, tërhoqi vëmendjen dhe mikpriti shumë vizitorë nga Izmiri, qytete te tjera të Turqisë dhe vendet pjesëmarrëse në Panair.

Hiqen vizat për disa shtete gjatë sezonit turistik

Albanian

Nga data 25 maj -25 shtator 2013, me vendim të KM, mund të hyjnë pa vizë në Shqipëri, me dokumentin pasaportë, shtetasit e vendeve: Rusi, Kuvajt, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabi Saudite, Bahrein.

Konsullatat e Nderit të R.SH në Turqi

Albanian

-KONSULLATA E NDERIT ADANA-
Adres: Süleyman Demirel Bulvarı, Riva Villaları, Manolya, Çukurova / ADANA
Telefon: (212) 229 43 53
Faks: (212) 229 43 52
ibrahimaktoz@akdaglar.com.tr
Görev Bölgesi: Adana

İbrahim AKTOZ / 10 mart 2011
Fahri Konsolos

Për shtetasit turq

Albanian

Pages

Adresa

Adnan Saygun Cd. Uydu
Sk. Gündeş Apt. No:4/14 Ulus
Istanbul

Tel / Fax

Tel: +90 212 244 32 56
Fax: +90 212 244 32 38
Raste emergjente nr.
Tel: +90 539 506 04 17

E-MAIL

consulate.istanbul@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Veprime Konsullore
10:00 - 12:30