Articles

Koncert operistik me artistë Shqiptarë

Albanian

Më 30 dhjetor 2013, tre artistë shqiptarë: Elbetina Kajtazi, soprano nga Mitrovica, Fatjon Mesiti, bariton nga Tirana dhe Mennan Bërveniku, pianist nga Prishtina dhanë një koncert operistik në Universitetin e Trakias në Edirne.

Koncerti u ndoq nga Rektori i Universitetit të Trakias, Prefekti i qytetit, Këshilltari i Ambasadës turke në Tiranë, Konsullja jonë, studentë të Universitetit dhe qytetarë të shumtë të Edirnesë.

Mbrëmje përkujtimore Mehmet Akif Ersoy

Albanian

Mbrëmjen e 26 dhjetorit, Fondacioni i turqve të Rumelisë(Rumeli Türkler Vakfı)organizoi një mbrëmje tematike përkujtimore me rastin e 77 vjetorit të vdekjes së poetit,mendimtarit, politikanit dhe shkrimtarit me origjinë shqiptare, Mehmet Akif Ersoy, i cili është edhe autori i Himnit Kombëtar të Republikës së Turqisë.

Aktiviteti, ku ishin të pranishëm akademikë, anëtarë të Fondacionit miq dhe dashamirës, u ndoq edhe nga Konsullata jonë.

Aktivitet në Qendrën Kulturore

Albanian

Në Qendrën Kulturore të Kosovës në Stamboll, u mbajt paneli “Shqiptarët në luftërat Ballkanike” organizuar nga Qendra për Kërkime Strategjike të Vendeve të Ballkanit në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës. Në aktivitet, referuan Akademikë Shqiptarë, të cilët kryejnë Doktoraturën në Universitete të ndryshme në Stamboll dhe Izmir.

Konsulli i Përgjithshëm i R.Sh. në Stamboll, Z. Ermal Muça si edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Rrahim Morina,ju adresuan të pranishëmve në ceremoninë e çeljes së aktivitetit.

Ministri Gjiknuri merr pjese në Forumin Kaspik

Albanian

Ministri i Enrgjisë dhe Industrisë, Z. Damian Gjiknuri merr pjesë në Konferencën 2-ditore të Forumit Kaspik, i cili u zhvillua në Stamboll. Kjo është konferenca e tretë e radhës ku diskutohet për projektin e TAP, korridori i gazit natyror, i cili rrugën strategjike e ka nga Turqia, Greqia, Shqipëria dhe Italia.

Vizitë pune në Stamboll e Ministrit Koka

Albanian

Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka merr pjesë në Konferencën Ministrore 2-ditore me temë “Qytetet Miqësore me Mjedisin », në Stamboll, Turqi.

Gjatë konferencës Ministri. Lefter Koka dhe homologët e vendeve të tjera pjesmarrëse në Konferencën Ministrore, firmosën Deklaratën e Stambollit. Me këtë deklaratë, të gjitha vendet e Mesdheut, përfshirë edhe Shqipërinë angazhohen, për ta bërë Mesdheun një det të pastër, të shëndetshëm dhe produktiv me ekosisteme të mbrojtura.

Promovohet libri ‘Viti i Mbarë’

Albanian

Më datë 30 Nëntor 2013, ora 18:00, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të R.Sh. në Stamboll, në Pallatin e Kulturës SKSM, do të realizohet promovimi i librit më të ri të gazetarit të mirënjohur Sokol Balla, “Viti i mbarë”.

Takim me Presidentin e Unionit të Agjensive Turistike të Turqisë

Albanian

Konsulli i Përgjithshëm Z. Ermal Muça, i shoqëruar nga Sekretarja e Parë, Znj. Selvi Beçaj, u pritën nga Presidenti i Unionit të Agjensive Turistike, Z. Başaran Ulusoy.

Takimi u fokusua në shkëmbimet kulturore dhe turistike ndërmjet dy vendeve.

Ministri i Shëndetësise vizitë pune në Stamboll

Albanian

Ditën e shtunë, më datë 16 Nentor 2013, Ministri i Shëndetësisë i R.SH. Z. Ilir Beqja, u takua në Stamboll me homologun e tij, Z. Mehmet Müezzinoğlu.

Gjatë takimit, të dy Ministrat trajtuan çështje dypalëshe në fushën e shëndetësisë.

Vizitë pune e Ministrit Veliaj në Stamboll

Albanian

Më datën 7 nëntor 2013, Ministri i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale, Z. Erion Veliaj, me ftesë të Kombeve të Bashkuara ka marrë pjesë në konferencën me temë ‘Konsultimi Rajonal mbi Axhendën e Zhvillimit post 2015’,organiauar në Stamboll në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit të Turqisë.

Z. Veliaj pati një takim të veçantë dypalësh me Ministrin Turk të Zhvillimit, Z. Cevdet Yılmaz. Dy Ministrat trajtuan çështje konkrete të marrëdhenieve dhe të bashkëpunimit dypalësh

Ministri Haxhinasto i pranishem ne ceremonine e inagurimit te projektit "Marmaray

Albanian

Me ftesë të veçantë të Ministrit të Transporteve të Turqisë, z. Binali Yıldırım, Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës të vendit tonë, z. Edmond Haxhinasto ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të projektit tejet të rëndësishëm, të cilësuar si “projekti i Shekullit” nga autoritetet më të larta të Turqisë, “Marmaray”. Gjatë këtij aktiviteti dhe takimeve zyrtare në Stamboll z. Haxhinasto është shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm.

Pages

Adresa

Adnan Saygun Cd. Uydu
Sk. Gündeş Apt. No:4/14 Ulus
Istanbul

Tel / Fax

Tel: +90 212 244 32 56
Fax: +90 212 244 32 38
Raste emergjente nr.
Tel: +90 539 506 04 17

E-MAIL

consulate.istanbul@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Veprime Konsullore
10:00 - 12:30