Articles

Aktivitet me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Albanian

Me dt.19.02.2017, në Qendrën e Kulturës së Kosovës u organizua një aktivitetet me rastin e përvjetorit të 9 –të të Pavarësisë së Kosovës. Në aktivitet mori pjesë Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z. Rrahim Morina, Drejtori i Qendrës së Kosovës z. Qamil Bytyçi dhe kryetarë të shoqatave. Konsullja M. Shahini i uroi bashkëkombasit për arritjet e deritanishme të shtetit të Kosovës, si dhe vlerësoi përpjekjet e shoqatave për shtrirjen e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë.

Platforma "shko" e veprimeve konsullore online

Albanian

Shërbimet Konsullore Online

Kjo platformë ofron procedurat e automatizuara dhe dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve konsullore

GËZUAR 2017!

Albanian

Stafi i Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Stamboll, ka kënaqësinë të përcjellë Juve dhe familjeve tuaja urimet më të mira dhe një Vit të Ri të Mbarë!

Sulmet terroriste në Stamboll

Albanian

Konsulli i Përgjithshëm, z. Agron Tare mori pjesë në marshimim e organizuar nga Bashkia e Beshiktashit në nderim të martirëve që humbën jetën në sulmin terrorist, që ndodhi të shtunen në Stamboll.

Drogë drejt Turqisë, si e trafikojnë shqiptarët me makina dhe duke e fshehur në trup

Albanian

Rasti i kapjes nga policia në pikën kufitare të Kapshticës të një çifti në makinën e të cilëve u zbuluan më shumë se 20 kg marijuane, dhe që kishin destinacion final Turqinë nuk është rast i izoluar. Prej kohësh, trafikantët shqiptare të marijuanes e kanë shndërruar Turqinë në një nga rrugët e tyre të trafikimit. Por, mungesa e informacionit për dënimet që i presin atje në rast se kapen nga dogana apo policia turke, ka bërë që trafikantet shqiptare të vazhdojnë të ndërmarrin aventurat e trafikimit siç ishte rasti i fundit.

NJË SAMIT PËR DIASPORËN

Albanian

Në 18-20 nëntor të këtij viti, Qeveria Shqiptare organizon në Tiranë Samitin e Parë të Diasporës Shqiptare. Kushdo që është i interesuar për këtë aktivitet shumë të veçantë, mund të informohet përmes faqes online www.samitidiaspores.al, ku edhe mund të kontribuojë me sugjerime

E- Konsullata

Albanian

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Përfaqësitë Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Shqipërisë lançojnë aplikacionin konsullor 'E-Konsullata'. Ky aplikacion vjen ne kuadër të reformës së ndërmarrë nga MPJ në fushën e shërbimeve konsullore.
Aplikacioni konsullor 'E-Konsullata' mund të shkarkohet në celularin tuaj nga Appstore dhe Playstore në çdo aparat celular apo tabletë që ka akses në internet dhe mund të përdoret kudo, duke shërbyer si një platformë interaktive komunikimi dhe informimi për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen.
Në aplikacion do të gjeni:
-kontaktet e sakta dhe koordinatat e çdo përfaqësie shqiptare në botë;
-informacion mbi procedurat e legalizimeve të dokumenteve;
-shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit;
-informacione mbi situatën politike e shëndetsore, mbi gjuhën, kulturën, besimin, valutën për secilin vend prej 181 vendeve pjesë e E-Konsullata.
Ajo është një portë e drejtpërdrejt komunikimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme pasi nëpërmjet saj mund t'i drejtoheni dhe raportoni në Drejtorinë e Shërbimeve Konsullore te MPJ-së. Nëpërmjet këtij aplikacioni do të gjeni përgjigjen e shumë pyetjeve për shërbimet që mund të ofrojë Ministria e Punëve te Jashtme dhe selitë diplomatike e konsullore të Republikës së Shqipërisë në botë, duke shërbyer njëkohësisht dhe si një udhërrëfyes për sigurinë e shtetasve shqiptarë që ndërmarrin udhëtime në çdo vend të botës.
Ju ftojmë ta shkarkoni aplikacionin në:
App Store - iTunes – Apple: https://itunes.apple.com/bt/app/e-konsullata/id1135893227
Android Apps on Google Play: https://play.google.com/store/apps/details

E- Konsullata

Albanian

Njoftim

Albanian

Shqiptarët në ‪Stamboll - Për asistencë konsullore emergjente lutemi telefononi në nr: +355699826678 dhe 08000022 ose email: DK@mfa.gov.al

Aeroporti ndërkombëtar ‪Ataturk në Stamboll aktualisht i mbyllur & të gjitha fluturimet janë anulluar. Info emergjence:

COLOURS OF ALBANIA - GET READY

Albanian

Çfarë është Colours of Albania? Fushatë mbarëkombëtare dhe konkurs fotografik në mediat sociale për promovimin e Shqipërisë (Instagram, Facebook, Twitter, Web) Prezanto me imagjinatë Shqipërinë! Kjo iniciativë synon prezantimin e imazhit të vendit, duke përcjellë anë e mbanë botës ngjyrat e vërteta të shoqërisë, qytetet dhe fshatrat mahnitëse, bregdetet dhe pejsazhet e paprekura, si dhe pazaret e kështjellat historike të Shqipërisë. Konkursi #ColoursofAlbania Tema ështe e lirë, duke përfshirë këtu bashkëjetesën fetare, shoqërinë shqiptare, artin, kulturën, etj.

Pages

Adresa

Adnan Saygun Cd. Uydu
Sk. Gündeş Apt. No:4/14 Ulus
Istanbul

Tel / Fax

Tel: +90 212 244 32 56
Fax: +90 212 244 32 38
Raste emergjente nr.
Tel: +90 539 506 04 17

E-MAIL

consulate.istanbul@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Veprime Konsullore
10:00 - 12:30