Takim përkujtimor në ANU - Muzeu i Popullit Hebre në Universitetin e Tel Avivit!

"Të mbijetuarit dhe historitë e luftës" - Mbrëmje përkujtimore në ANU - Muzeu i Popullit Hebre në Universitetin e Tel Avivit!

 

Ambasadori Bardhyl Canaj mori pjesë në daten 8 maj në aktivitetin “Të mbijetuarit. Historitë e Luftës", takim përkujtimor, në ANU - Muzeu i Popullit Hebre, në Universitetin e Tel Avivit. Ky takim u zhvillua  me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e Ambasadës së Ukrainës në Shtetin e Izraelit, Fondacionit Ukrainas -Hebre "Encounter Nadav" dhe ANU - Muzeu i Popullit Hebre.

Fjalimet përshëndetëse u mbajten nga Yevgen Korniychuk, Ambasador i Ukrainës në Shtetin e Izraelit, Roman Kogan, Drejtori i RSJ-së për kontakt dhe angazhim, Fondacioni Nadav dhe personalitete të tjera.

Ne takim gjithashtu u shpërndanë mesazhe të rëndësishme me tematikën “Fëmijët e Luftës” (dëshmitë e atyre që kaluan 2 luftëra – Lufta e Dytë Botërore dhe konfliktin aktual Rusi-Ukraine, si dhe u shfaqën dëshmi dhe filmime të atyre që i mbijetuan pushtimit  rus në Ukrainë. 

 

#QëndrojmëMeUkrainen

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00