Takim me Felicita Jakoel mbi botimin e ri "Izraelitët në Shqipëri"

Ambasadori Bardhyl Canaj priti në një takim të vecantë, Presidenten e Komunitetit shqiptaro-hebre dhe Ambasadore e Kombit, si përfaqësuese e denjë e komunitetit shqiptaro-hebre që jeton në Izrael, ku patëm nderin të ndajmë me të lajmin e mirë të botimit "Izraelitët në Shqipëri", të shkruar nga babai i saj Josef Jakoel.

Ky libër i cili është i pari në llojin e tij si dëshmi e jetës së hebrenjve në Shqipëri, i shkruar nga një hebre që ngjarjet e kohës i ka jetuar dhe vuajtur personalisht duke përshkruar rolin e popullit dhe fisnikëve shqiptarë në mbrojtje të hebrenjve të tij por jo vetëm gjatë luftës së dytë botërore.

Ndër të tjera, diskutuam mbi axhendën e vizitës së saj të ardhshme në Shqipëri me qëllim promovimin e këtij botimi tepër të rëndësishëm për ta prezantuar denjësisht atë.

Ky libër i cili është botim i Shtëpisë Botuese Cabej, shërben gjithashtu si një shëmbull mirënjohjeje dhe urë lidhëse mes dy popujve tanë.

 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00