Takim me drejtuesin e TOM - Tikkum Olam Makers!

Ambasador Canaj mori pjesë në ceremoninë e organizuar në rezidencën e Ambasadorit francez, Z. Eric Dannon ku u takua me drejtuesin e TOM - Tikkum Olam Makers, Z. Gidi Grinstein. TOM është një organizatë jo-qeveritare mbarë botërore me fokus përkrahjen humanitare, filantropiste dhe financiare për komunitetet në nevojë (për të ndihmuar njerëzit vulnerabël, ata me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të varfërit), mbi bazën e 4 modeleve: 1. Identifikimin e sfidave të njerëzve të neglizhuar; 2. Përballimin e sfidave për personat me aftësi të kufizuar dhe të paavantazhuar; 3. Krijimin e prototipeve që ofrojnë zgjidhje të përballueshme për personat handikap; 4. Përmirësimin e proçeseve të këtyre prototipeve në mënyrë digjitale e përmes internetit.

Qëllimi I takimit ishte sjellja e këtyre metodave në Shqipëri, tek sistemet universitare, shkollat e mesme, koorporatat, qendra komunitare etj.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00