Takim i Ambasadoreve te Ballkanit me Think Creative per promovimin e turizmit

Me iniciaivën e Drejtorit të Departamentit të Ballkanit në MPJ izraelite, Dan Oryan, Ambasadorët e Ballkanit të akredituar në Izrael, zhvilluan date 10.06.2020 një takim me kompaninë "Think Creative." Qëllimi i takimit ishte, promovimi i turizmit ndërmjet Izraelit dhe vendeve të Ballkanit, për periudhën post-Covid-19.
Përveç prezantimit mbi raportet në fushën e turizmit midis Izraelit dhe secilit vend të Ballkanit, me të dhëna të detajuara mbi fluksin e turizmit dhe mundësitë që ofron secili vend, u nënvizua ideja se ardhmëria e turizmit të shtetasve izraelitë, do të fokusohet ndaj vendeve të Ballkanit, sepse këto vende konsiderohen si "safe places" që mundësojnë progresin e kësaj industrie, në krahasim me vendet evropiane të godituara rëndë nga pandemia.
Përpos kësaj, ata prezantuan edhe një "Travel Plan" për vitin 2021 me destinacionet prioritare të turizmit për shtetasit izraelitë me fokus vendet e Ballkanit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00