Një kënd i posaçëm në pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Muzeun Historik Kombëtar i është kushtuar hebrenjve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

Një kënd i posaçëm në pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Muzeun Historik Kombëtar i është kushtuar hebrenjve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
Së bashku me të rinjtë shqiptarë të përfshirë në Luftën Antifashiste morën pjesë edhe disa të rinj hebrenj që u gjendën në Shqipëri gjatë përpkjejeve të tyre për t’i shpëtuar përndjekjeve në vendet  e Evropës Juglindore. Epoka e luftës së dytë botërore ishte epoka e ekstremeve dhe në fakt nuk  ishin vetëm nazistët gjermanë që mbartnin ideologjinë e anti-semitizmit por dhe një sërë popujsh të tjerë të Evropës Qendrore dhe Jugore kush më shumë e kush më pak bashkëpunoi hapur me ta për ti ndihmuar që të realizonin “zgjidhjen përfundimtare”-shfarosjen e plotë të tyre.
Një kënd i posaçëm në pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Muzeun Historik Kombëtar i është kushtuar hebrejve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Sipas statistikave rezulton se shqiptarët, ishin ndër të paktët popuj që nuk i dorëzuan hebrejtë tek nazistët gjermanë, por i kanë strehuar dhe mbrojtur ata. Në këtë stendë kemi fotografi të njërit prej albanologëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave hebreut austriak Nobert Jokl. Shumë intelektualë shqiptarë të njohur bënë të gjitha përpjekjet për ta shpëtuar Nobert Joklin nga arrestimi i nazistëve, por më 1939 ai u arrestua nga nazistët dhe vdiq në një kamp përqëndrimi.  Gjatë Luftës së Dytë Botërore shumë herbrenj morrën pjesë përkrah forcave partizane, duke luftuar kundër ushtrisë naziste. Në luftën nacionalçlirimtare të popullit shqiptar kundër Gjermanisë naziste mjaft hebrenj ranë heroikisht në fushën e betejës.
Per me teper, referojuni ne linkun me poshte:
https://alb-spirit.com/2020/05/07/deshmoret-hebrenj-antifashiste-te-shqi...
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00