Marrëdheniet dypalëshe

Marrëdhëniet dypalëshe me Izraelin 

Viti 2018

 

Vizita e Ministrit të Turizmit, Bledi Klosi, në Izrael, në muajin Shkurt dhe pjesmarrjen e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, që u zhvillua në Tel Aviv. Gjatë kësaj vizite, veç prezantimit të Shqipërisë, atraksioneve të saj turistike, njohjes reciproke mes operatorëve turistike,u bisedua dhe u vendos me Kompaninë  ISRAIR për nisjen e fluturimeve direkte  Charter Tel-Aviv-Tiranë. Vizita mundësoi dy prioritete tursitike: Nisjen e kësaj linje fluturimesh direkte, për sezonin turistik  Qershor-Tetor dhe të linjës me ALBAWINGS, nga Tirana-Tel Aviv, për periudhën Prill-Shtator, të cilat mundësuan rritjen e fluksit të turistëve izraelitë në më shumë se 120%, krahasuar me vitin 2017. (13.780 turistë izraelitë vizituan Shqipërinë deri në fund të muajit Nëntor).

- Vizita e Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, në Izrael, në muajin Maj.Vizita u fokusua me arritje konkrete në Panairin Ndërkombëtar të Agri-Teck, ku 6 kompani të fushës së agro-bujqësisë  shqiptare vendosën kontakte biznesi me homologët izraelitë, si dhe mes dy Ministrive të Bujqësisë u propozua nënshkrimi i një Memorandumi Bashkëpunimi në sektorët e menaxhimit të serave, specilizimeve, investime të përbashklëta në kërkimet shkencore në bujqësi e blektori, si dhe  fushën e ujërave, i cili do tën nënshkruhet gjatë vitit 2019.

- Vizitën, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve dy palëshe, të Ministres së Mbrojtjes në Izrael, Olta Xhaçka, në muajin Maj 2019. Vizita dhe takimet me drejtuesit më të lartë të Mbrojtjes , Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Agjencisë së Shërbimeve Inteligjente, MOSSAD, apo Industrisë Ushtarake izraelite u konkretizuan me propozimin për nënshkrimin e një MoU mes dy institucioneve të mbrojtjes, i cili do të materializohet gjatë vitit 2019. Pas  kësaj vizite, 4 operatorë të kësaj industrie ushtarake, me status shtetëror, nisën kontaktet me MM të Shqipërisë për ofrimin e asistencës e përvojës izraelite në menaxhimin e kufinjve me dron; të të dhënave për lëvizjet e emigrantëve në hapësirat ndërkufitare, si dhe monitorimin e korrespondencave përmes rrjeteve sociale, kur ka indikacione për qëllime terroriste, sipas kritereve që ka  Alenaca e NATO-s, anëtar i së cilës jemi.

- Dy vizitat e Kryetares së Grupit Parlamentar të  Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti dhe Deputetes së Kuvendit, Milva Ikonomi, në muajt Maj dhe Korrik, ftuar nga parlamenti izraelit, Knesset dhe në kuadrin e aktivitetit ndërkombëtar: " Gratë Lidere në Botë". Impakti i vizitave ishte tejet pozitiv, në kuadër të diplomacisë parlamentare mes dy vendeve, shkëmbimeve të përvojave mes grupeve të miqësisë, si dhe prezantimit të figurave e rolit VIP të grave shqiptare në arenën ndërkombëtare.

- Pjesmarrjen e Zv/Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë dhe si 'Key Note Speaker' në Forumin Ndërkombëtar në Luftë Kundër Terrorizmit, që u organizua në muajin Qershor në Jeruzalem. Vizita e pjesmarrja u vlerësua nga Forumi, si dhe u realizuan takime e bisedime me Sekretaren e Shtetit të SHBA dhe Ministra të Brendshëm nga Izraeli, Kroacia, Maqedonia e Greqia. Përpos kësaj u zhvilluan takime e mundësi bashkëpunimi me operatorë izraelite  në fushën e sigurisë, luftës kundër terrorizmit, ndarjes së informacionit të klasifikuar dhe menaxhimit të rrjeteve sociale, që aktualisht janë në proçes kooperimi nga Ministria jonë e Brendshme.

- Vizita e Ministrit për Europën dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në Izrael, në muajin Shtator. Pjesmarrja dhe statusi i Z. Ministër si ' Key Note Speaker' në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Terrorizmit, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Herzliyas; takimet e tij me Kryeministrin Netanyahu, Drejtorin e Përgjithshëm të MPJ, Y.Rotem, Ministrin e Bashkëpunimit Rajonal, T.Hanegbi, Ministrin e Mbrojtjes, A.Lieberman,  apo kreun e kampit opozitar, ish MPJ, T.Livni ( propozim i MPJ së Izraelit), CEO-të e dy prej agjencive lobuese amerikano-hebreje, më me reputacion e influencë, AJC,  American Jewish Committe e  WJC, World Jewish Congress ( David Harris e Robert Sigler), si dhe intervistat në median e shkruar  dhe televizionet izraelite, realizuan një impakt shumë pozitiv për projektet e ardhshme të bashkëpunimit me Izraelin dhe këto agjenci lobimi në SHBA.

  • Vizita e Kryebashkiakut të Beratit në qytetin e Karmielit,në muajin Korrik, me të cilin ka marrëveshje të Binjakëzimit ( viti 2017) dhe pjesmarrja e dy grupeve të folkut beratas në festivalin e Ndërkombëtar të Muzikës Folk, po në Karmiel.
  • Bashkë-Seminari për Kujdesin Shëndetësor, në muajin Korrik, në Izrael, në kuadër të inciativës euro-ballkanike SEEP, ku mori pjesë zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe ekipi drejtues i kësaj ministrie.

Në kuadrin e diplomacisë ekonomike dhe realizimit të kontakteve të biznesit ky sektor është konsideruar nga përfaqësia si prioritar. Kemi përditësuar praninë e biznesit izraelit në Shqipëri dhe kemi lobuar për çeljen e tregut shqiptar ndaj sipërmarrjes izraelite. Përkundrejt kësaj pune kontaktet mes komuniteteve të biznesit të të dy vendeve janë intensifikuar. Në tregun shqiptar operojnë mbi 45 kompani izraelite dhe kanë hyrë rishtazi biznese në fushën e monitorimit të humbjeve në sistemin energjetik, menaxhimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, në sektorin platformave online, atyre financiare dhe tregtisë me shumicë, në fushën e ndërtimin dhe menaxhimit të serave, farmaceutike dhe dy korporata të specializuara kanë paraqitur studimet e fizibilitetit në fushën spitalore: për koncensionin e emergjencave dhe laboratorëve.

Gjithashtu janë intensifikuar kontaktet e biznesit për fushën e mbrojtjes kibernetike, sigurisë të të dhënave bankare dhe rrjeteve sociale. 3 kompani izraelite kanë ofruar partneritet në fushën e sigurisë, monitorimin  dhe menaxhimin e kufijve.

-  Që nga viti 2017 e tani, vijon suksesshëm biznesi në fushën e Bujqësisë dhe Kultivimit të Farave. Kompania izraelite "Yesh Albania", me qendër në Lushnjë dhe shtrirje në Divjakë, Durrës, Fushë Krujë dhe Fier. (Investim prej 2 milionë Eurosh) bëri që në muajin Korrik të nisë  importi i kontenierëve të parë me fara perimesh të kultivuara në Shqipëri.

- Vijon investimi izraelit, pas marrjes së koncensionit, për menaxhimin e humbjeve të energjisë në rrjet, nga kompania Electrical Grid Monitoring Ltd.

-  Vijon  investimi izraelit konçencionar për matësit elektrikë nga kompania Powercom.

-  Për herë të parë në supermarketet  izraelite tregtohen produkte të prodhuara në Shqipëri, siç janë ato të kompanisë që prodhon bulmetëra, All Balcan Corporation SH.A,në Shijak.

- Realizuam dy takime të drejtuesve të lartë të sipërmarrjes izraelite Madei Taas  me KM Rama dhe Ministrin e Energjisë Gjiknuri, për marrjen me PPP të Tecit të Vlorës.( Shkurt-Mars 2018).

-  Përfunduan proçedurat për blerjen e Kompleksit industrial Bitum-Selenica nga kompania izraelite ( ortake me Grupin Dulaku) e B.G.E Green sand.      

- Që nga muaji Janar i këtij viti, sipërmarrja shqiptare e drurit, me qendër në Krujë, Il DRAGO, ka nisur me formulën fason, eksportet në Izrael, të prodhimeve të kornizave për llogari të kompanisë izraelite HAZOFIM, me vlerë 1.2 milionë dollarë. Këtë formulë bashkëpunimi po e shtrijmë, për vitin 2019, edhe në sektorët e blektorisë, këpucëve dhe dyerve.

Përparësi në punën tonë ka qenë intensiteti i bashkëpunimit në fushën e Artit, Kulturës dhe Turizmit.

  • Nisi linja ajrore direkte Tiranë - Tel Aviv,  për sezonin turistik Prill - Shtator, nga operatori  shqiptar ALBAWINGS.
  • Nisi linja charter direkte Tel Aviv - Tiranë, për sezonin turistik Qershor - Tetor, nga kompania izraelite ISRAIR.

    Për më se 1 vit, bashkëpunuam me Bordin  Drejtues të Fondacionit Ndërkombëtar Raoul Wallenberg, me qendër në Nju Jork, dhe arritëm që ai të miratoi dhënien Shqipërisë  të Dekoratës së Lartë : "House of Live" ( Shtëpi e Jetës), ceremoni që zhvillohet në Tiranë, në datën 27 Janar 2019, në bashkëpunim me Presidencën e Republikës dhe bashkinë e Tiranës.

  • Përfundoi suksesshëm bashkëpunimi ynë me Producenten Yael Katzir për dokumentarin e ri, kushtuar shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, gjatë LII Botërore, "Kodi i Shqiptarit", i cili do të shfaqet preimierë në datën 31 Janar, në Tiranë dhe trajler i tij, 15 minuta, gjatë Eventit në OKB, në datën 31 Janar.

Prioritet i punës tonë ka qenë forcimi i bashkëpunimit me Agjencinë e Ndihmës Ndërkombëtare MASHAV. Veç organizimit të kurseve të trajnimit intershipeve dhe diplomimit të kursantëve shqiptarë, kemi synuar arritjen e marrëveshjeve specifike me këtë agjenci.Në kuadër, përfunduam bashkarisht Hartën e specializantëve shqiptarë dhe kosovarë pranë MASHAV dhe Qendrës WEITZ( të cilën iu dërguam). Sipas këtyre indikatorëve, nga vitet 1997- 2017, u specilizuan 31 kursantë nga Shqipëria. Nga vitet 2011-2018, pranë WEITZ u specializuan 8 kursantë nga Shqipëria dhe 18 të tillë nga Kosova, në fushat e Menaxhimit, Sistemit Bankar, Bujqësisë, Menaxhimit të Ujrave, Mjekësisë, etj.

Në kolegjin elitar  EMIS, përfunduan diplomimin 6 bursistë shqiptarë dhe 7 të tjerë kryejnë studimet për vitin akademik 2018-2019. Pranë Spitalit prestigjioz HADASSA, në Jeruzalem, kryejnë studimet  MASTER, 2 specializantë nga Shqipëria.

Bashkëpunimi me komunitetin shqiptaro-hebre ka qenë në fokusin e përditshëm të punës sonë. Veç kontakteve, vizitave pranë tij, kemi organizuar bashkëbisedime dhe aktivitete. Përfunduam database-n e tyre, me të dhëna të detajuara për adresarin, vendet e punës dhe integrimin e tyre në shoqërinë izraelite. Përmes rrjeteve sociale e komunikimit të përditshëm në FB e Twitter dhe website-n e Ambasadës, bashkëinformojmë dhe mirëorganizojmë përditësimin e këtij komuniteti me ngjarjet, zhvillimet politike, ekonomike dhe kulturore të Shqipërisë, si dhe integrimin e vendit tonë në BE.

Në kuadrin e festave kombëtare organizuam, së bashku me komunitetin, shfaqjen e trajleit të Dokumentarit të ri "Kodi i Shqiptarit" dhe ftuam drejtues të Forndacionit Ndërkombëtar RAOUL Wallenberg të informonte atë për dekoratën dhënë Shqipërisë " House of Life".

 

                                                                                                                      Marrëdhëniet dypalëshe me Izraelin 

Viti 2017

 

Në kuadër të Ditës së Shqipërisë në Parlamentine Izraelit, në Janar 2017, zhvilloi vizitë një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë, kryesuar nga NënKryetarja e Kuvendit dhe Kryetarja e Grupit të Miqësisë Izrael-Shqipëri, Valentina Leskaj.

Vizita e Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe fjalimi i tij në Universitetin e Bar Ilanit, Shkurt 2017.

Vizita e Ministres së Ekonomisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi, Shkurt 2017.

Vizita e delegacionit të Bashkisë së Beratit në Bashkinë e Karmielit (Shkurt) dhe e Karmielit në Berat (Korrik).

Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Yad Vashemit në Tiranë, (Qershor).

Vizita e Presidentit të Hebrew University dhe drejtuesve të Haruv Institute në Shqipëri, (Korrik).

Vizita e delegacionit nga Kuvendi i Shqipërisë që mori pjesë në seminarin e organizuar nga Knesset. (Korrik).

Vizita e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës në Izrael, (Shtator).

Konsultimet Diplomatike mes dy Ministrive të Jashtme, (Dhjetor)

Gjatë vitit 2017 u nënshkruan këto marrëveshje mes Shqipërisë dhe Izraelit;

  • Marrëveshja e Binjakëzimit mes Bashkisë së Beratit dhe Bashkisë së Karmielit, (Shkurt)
  • MoU mes Universitetit Marin Barleti dhe Hebrew University në Jeruzalem, (Korrik).
  • U nënshkrua MoU mes "Yesh Albania" dhe Universitetit Bujqësor për menaxhimin e sistemit të serave të këtij Universiteti. (Qershor 2017).
  • U zhvillua raundi i dytë i konsultimeve për Marrëveshjen për Heqjen e Taksimit të Dyfishtë. Qershor 2017.
  •  Në kuadrin e diplomacisë ekonomike dhe realizimit të kontakteve të biznesit ky sektor është konsideruar nga përfaqësia si prioritar. Kemi përditësuar praninë e biznesit izraelit në Shqipëri dhe kemi lobuar për çeljen e tregut shqiptar ndaj sipërmarrjes izraelite. Përkundrejt kësaj pune kontaktet mes komuniteteve të biznesit të të dy vendeve janë intensifikuar. Në tregun shqiptar operojnë mbi 43 kompani izraelite dhe kanë hyrë rishtazi biznese në fushën e monitorimit të humbjeve në sistemin energjetik, menaxhimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, në sektorin call center, platformave financiare on line dhe tregtisë me shumicë, në fushën e ndërtimin dhe menaxhimit të serave, farmaceutike dhe dy korporata të specializuara kanë paraqitur studimet e fizibilitetit në fushën spitalore: për koncensionin e emergjencave, laboratorëve dhe radiologjisë.

Gjithashtu janë intensifikuar kontaktet e biznesit për fushën e mbrojtjes kibernetike dhe sigurisë të të dhënave bankare. 6 kompani izraelite kanë ofruar partneritet në fushën e sigurisë, monitorimin e rrjeteve sociale dhe menaxhimin e kufijve.

-        U hap biznesi në fushën e Bujqësisë dhe Kultivimit të Farave "Yesh Albania", me qendër në Lushnjë dhe shtrirje në Divjakë, Durrës dhe Fier. (Investim prej 2 milionë Eurosh).

-        Nisi investimi izraelit, pas marrjes së koncensionit, për menaxhimin e humbjeve të energjisë në rrjet, nga kompania Electrical Grid Monitoring Ltd. (shtator 2017).

-        Nisi investimi për matësit elektrikë nga kompania Powercom. (maj 2017)

-        Mundësuam pjesëmarrjen e biznesit shqiptar në Forumin Ekonomik Izrael-Ballkan, që u mbajt në Mal të Zi. (Tetor 17).

-        Përfundoi vizitën CEO e Madei Taas, takimet me KM Rama dhe Ministrin e Energjisë Gjiknuri, për investime potenciale në fushën e Energjisë dhe Landfilleve (Nëntor 17).

-        6-8 dhjetor 2017, u zhvillua vizita e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellësit të Tiranës, për investimet në fushën e menaxhimit të Ujrave të Bashkisë së Tiranës.

Përparësi në punën tonë ka qenë intesiteti i bashkëpunimit në fushën e Artit, Kulturës dhe Turizmit.

1.       Përfundoi logjistika dhe takimet paraprake me Ministrin e Turizmit për vendosjen e linjës direkte charter Tel Aviv-Tiranë, e cila u njoftua përmes faqes zyrtare të kompanisë ajrore Israir. Kjo linjë ajrore, 2 herë në javë, do të nisë fluturimet Tel Aviv - Tiranë, në muajin Mars 2018. Me këtë rast mundësuam takimin e Ministrit të Turizmit B. Klosi me operatorin charter. (Londër, Nëntor).

2.       Përfunduan vizitat, intervistat dhe xhirimet në Shqipëri dhe Kosovë, për realizimin e dokumentarit "Shqipëria dhe Hebrenjtë", i cili do të shfaqet në vitin 2018. (Mars-Nëntor).

3.       U realizua me sukses emisioni televiziv për Gastronominë shqiptare, i cili u shfaqe në televizionin kombëtar izraelit (Nëntor).

4.       Përfundoi projekti pilot si lëndë mësimore, të një kapitulli të veçantë në lëndën e historisë të ciklit të mesëm: "Shpëtimi i hebrejve në Shqipëri". (Qershor)

5.       Në kuadrin e Festivalit të Filmit të Jeruzalemit, u shfaq me sukses filmi shqiptar "Tomka dhe shokët e tij". (Dhjetor).

6.       Koncerti duo i pianistes shqiptare Almira Emiri dhe sopranes izraelite Silvan Rotem, në Jeruzalem, Nëntor.

 

Bashkëpunimi me komunitetin shqiptaro-hebre ka qenë në fokusin e përditshëm të punës sonë. Veç kontakteve, vizitave pranë tij, kemi organizuar bashkëbisedime dhe aktivitete. Përfunduam database-n e tyre, me të dhëna të detajuara për adresarin, vendet e punës dhe integrimin e tyre në shoqërinë izraelite. Përmes rrjeteve sociale e komunikimit të përditshëm në FB e Twitter dhe website-n e Ambasadës, bashkëinformojmë dhe mirëorganizojmë përditësimin e këtij komuniteti me ngjarjet, zhvillimet politike, ekonomike dhe kulturore të Shqipërisë, si dhe integrimin e vendit tonë në BE.

Në kuadrin e festave kombëtare organizuam, së bashku me komunitetin, çeljen e ekspozitës fotografike "Shqipëria dhe Hebrenjtë", Ditën e Gastronomisë Shqiptare dhe Pritjen Kombëtare. (Nëntor).

Kemi intensifikuar raportet dhe bashkëpuniminn me fondacionin Raoul Wallenberg , me qendër në Nju Jork, i cili nominoi Presidentin e Republikës, Ilir Meta si anëtar nderi i bordit. Po kështu po hartohet projekti "Shqipëria House of Life".

 

 

Marrëdhëniet dypalëshe me Izraelin 

Viti 2016 

Realizuam, për herë të parë, vizitën në Shqipëri, të Kryetarit të Parlamentit izraelit, Yuli Edelshtein. Po kështu pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Parlamentit të Izraelit në Takimin Vjetor të Asambleve Parlamentare të Mesdheut, që u mbajt në Tiranë në mars 2016.

Vizituan Izraelin Zv. Ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea dhe organizuam për herë të parë një panel parlamentar për çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, bëri një vizitë zyrtare, në kuadër të konkretizimit të marrëveshjes ndërshtetërore në fushën e Shëndetësisë, të nënshkruar nga 2 Kryeministrat në dhjetor 2015. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit zhvilloi një vizitë pune në Izrael, për të diskutuar me Muzeun Yad Vashem dixhitalizimin e Arkivave. Kryhen vizita pune Guvernatori i Bankës Qëndrore, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave dhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës në krye të një delegacioni ekonomik bëri vizitë pune ku u takua me homologë të tij dhe drejtues të lartë të Institutit të Eksporteve dhe përfaqësues të biznesit.

 Gjatë vitit 2016 u nënshkruan 3 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Izraelit;

  • MoU mes Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Tel Avivit (Prill).
  • Marrëveshja ndërmjet Arkivit Qëndror të Shtetit dhe Muzeut Yad Vashem, (Tetor).
  • MoU mes Akademisë Diplomatike të MPJ-së dhe Qendrës për Studime Strategjike Begin-Sadat (Besa), pranë Universitetit Bar Ilan (Nëntor).
  • Këshilli Bashkiak i qytetit të Karmielit miratoi marrëveshjen për binjakëzim me qytetin e Beratit, që formalisht do të nënshkruhet në muajin shkurt 2017.

 Në kuadrin e diplomacisë ekonomike dhe realizimit të kontakteve të biznesit ky sektor është konsideruar nga përfaqësia si prioritar. Kemi përditësuar praninë e biznesit izraelit në Shqipëri dhe kemi lobuar për çeljen e tregut izraelit ndaj sipërmarrjes shqiptare. Përkundrejt kësaj pune kontaktet mes komuniteteve të biznesit të të dy vendeve janë intensifikuar. Në tregun shqiptar operojnë mbi 37 kompani izraelite, dhe kanë hyrë rishtazi biznese në fushën e monitorimit të humbjeve në sistemin energjetik, menaxhimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, në sektorin call center dhe tregtisë me shumicë, në fushën e ndërtimin dhe menaxhimit të serave, farmaceutike dhe dy korporata të specializuara kanë paraqitur studimet e fizibilitetit në fushën spitalore: për koncensionin e emergjencave, laboratorëve dhe radiologjisë.

Realizuam me sukses vizitën dhe kontaktet e biznesit të Dhomës së Tregtisë së Qytetit të Vlorës me përfaqësues të komunitetit të biznesit izraelit në sektorin e agrobiznesit dhe infrastrukturës.

Industria fasone shqiptare hyri për herë të parë në tregun izraelit me prodhime tekstile dhe konfensione veshjesh.

Përfaqësia i ka kushtuar një vëmëndje të veçantë komponentit të punës për promovimin e kontributit të popullit shqiptar gjatë Luftës II Botërore, për shpëtimin e hebrejve. Në këtë kuadër janë organizuar këto aktivitete:

1.       Organizimin e Seminarit "Holokausti dhe Diplomacia", në bashkëpunim me American Jewish Committe, (AJC), ku prezantuam me fakte dhe dokumenta të dhëna për shpëtimin e hebrejve gjatë Holokaustit.

2.       Në bashkëpunim me Jewish Museum organizuam forumin "Holokausti dhe Shqipëria".

3.       Për herë të parë lobuam dhe materializuam futjen si lëndë mësimore, të një kapitulli të veçantë në lëndën e historisë të ciklit të mesëm: "Shpëtimi i hebrejve në Shqipëri".

4.       Organizuam emisionit radiofonik prej 3 orësh, në radion kombëtare, "Shqipëria dhe Izraeli përgjatë historisë".

5.       Në bashkëpunim me Muzeun Yad Vashem u mundësua krijimi i "Rrjetit Shqiptar të Holokaustit", që u konkretizua me Seminarin e organizuar në Izrael, ku morën pjesë 20 mësues shqiptarë të lëndës së Historisë.

Vizitën e Kryetarit të Bordit Qëndror të AJC-së me 9 antarë të Bordit Ekzekutiv, në Shqipëri, ku u takuan me Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Zv.Kryeministrin, Ministrin e Jashtem dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës nënshkroi dokumentin dhe bashkua me rrjetin e kryebashkiakëve në luftë kundër antisemitizmin.

Pjesëmarrjen e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Forumin Global të AJC, në muajin qershor, në Uashington. Për herë të parë përfaqësuesi i lartë shqiptar bëhet folës kryesor në forum.

Dialogun dhe seminarin e Ministrit të Jashtëm me përfaqësuesit kryesor të AJC në Nju Jork, për "Sfidat aktuale në luftë kundër terrorizmit dhe antisemitizmit".

         

 

 

 

Marrëveshjet dypalëshe me Izraelin

(Nëntor 2015)

 

1.      Marrëveshje midis Qeverisë Republikës Shqipërisë dhe Qeverisë Shtetit Izraelit për bashkëpunimin fushën e arsimit kulturës dhe shkencës, nënshkruar   28.11.1993.

2.    Marrëveshje ndërmjet Qeverisë Republikës Shqipërisë dhe Qeverisë Shtetit Izraelit për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, nënshkruar 29.01.1996,  hyrë   fuqi 18.2.1997.

3.    Marrëveshje ndërmjet Qeverisë Republikës Shqipërisë dhe Qeverisë Shtetit Izraelit fushën e mjekësisë veterinare, nënshkruar   08.01.2001.

4.      Marrëveshje ndërmjet Qeverisë Republikës Shqipërisë dhe Qeverisë Shtetit Izraelit mbi bashkëpunimin fushën e bujqësisë, nënshkruar 08.01.2001, hyrë fuqi 3.2.2004.

5.    Marrëveshje e bashkëpunimit ekonomik e tregtar ndërmjet qeverisë Republikës Shqipërisë dhe Qeverisë Izraelit, nënshkruar 8.1.2001, hyrë fuqi 1.06.2004.

6.    Marrëveshje ndërmjet Qeverisë Republikës Shqipërisë dhe Qeverisë Shtetit Izraelit mbi bashkëpunimin fushën e karantinës dhe mbrojtjes bimëve, nënshkruar   8.1.2001

7.    Memorandum për vendosjen e konsultimeve ndërmjet Ministrisë Punëve Jashtme Republikës Shqipërisë dhe Ministrisë Punëve Jashtme Shtetit Izraelit, nënshkruar 9.3.2006, hyrë fuqi datën e nënshkrimit.

8.    Marrëveshje për shërbimin ajror ndërmjet Këshillit Ministrave Republikës Shqipërisë dhe Qeverisë Shtetit Izraelit, nënshkruar 11.05.2006, hyrë fuqi 16.04.2007.

9.    Marrëveshje ndërmjet Qeverisë Shtetit Izraelit dhe Këshillit Ministrave Republikës Shqipërisë mbi heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, shërbimit dhe kombëtare, nënshkruar 22.10.2007, hyrë fuqi 27.07.2008.

10.Memorandum Mirëkuptimi për shkëmbimin e informacionit financiar fushën e parandalimit pastrimit parave dhe financimit terrorizmit midis dy njësive inteligjencës financiare është nënshkruar 31.07.2011, hyri fuqi datën e nënshkrimit.

11.  Memorandum bashkëpunimi për bashkëpunimin Fushën e Mbrojtjes Mjedisit ndërmjet Ministrisë   Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit Ujërave Republikës Shqipërisë dhe Ministrisë Mbrojtjes Mjedisit Izraelit, nënshkruar 17.11.2011, hyri fuqi datën e nënshkrimit.

Marrëdhëniet dypalëshe me Izraelin 

Viti 2016 

 

Marrëdhëniet dypalëshe me Izraelin 

Viti 2016 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00