Konferencën digitale “The monetary policy response in Croatia, Euro area and Israeli economy in time of Covid-19 crises”

Me ftesë të Ambasadores kroate, znj. Vesela Mrden Korac, në kuadër të presidencës kroate të BE-së, Ambasadori Canaj mori pjesë date 2 qershor 2020,  në Konferencën digitale “The monetary policy response in Croatia, Euro area and Israeli economy in time of Covid-19 crises”.
Në këtë konferenncë on-line, ishte i ftuar edhe Ambasadori i BE-së Emanuele Giaufret.
Fjala hyrëse u mbajt nga z. Dan Catavaris, Kryetar i Dhomave të Tregtisë Israel-BE, ndërkohë që prezantimi mbi pasojat ekonomike të krizës COVID-19 në Eurozonë dhe më gjerë, u mbajt ng z. Vedran Sosic, drejtues i Bankes Kombëare kroate si dhe u pasua nga z. Michel Strawczynski, kreu i Bankës së Izraelit.

Ambasadorja kroate u fokusua në prioritetet e Presidencës kroate në aspektin ekonomik, kur BE është goditur fort nga kriza COVID-19, bashkëpunimin ndërmjet institucionve të BE-se si dhe masat kufizuese të propozuara nga Komisioni me këtë rast. U ndal vecanërisht në masat koordinuese për riatdhesimin e qytetarëve kroatë dhe të vendeve të tjera anëtare duke nënvizuar se qëllimi i këtyre përpjekjeve ishte aspekti human dhe shpëtimi i jetëve të njerëzve si dhe mbështetja e ekonomive nën efektin e tkurrjes si pasojë e krizës pandemike.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00