Ambasadori Canaj mori pjese ne eventin e organizuar në kuadër të traditës së Ditës së Pavarësisë, nga Presidenti Reuven Rivlin të Enjten më 15 Prill, me trupen diplomatike te akredituar ne Izrael, në rezidencën e tij në Jeruzalem, këtë herë me disa të ftuar të rinj: të dërguarit e sapoemëruar në Izrael të Emirateve te Bashkuara Arabe, Marokut dhe Kosoves. Rivlin, mandati i të cilit si President mbaron këtë verë, u tha të pranishmëve se "në këtë Ditë të Pavarësisë, ne gjithashtu po festojmë frymën e re të paqes që po përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme".