Vizita në Shkup/ Cakaj takon krerët e partive shqiptare: Kontributi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut mbetet i patjetërsueshëm

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup zhvilloi disa takime me krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Më konkretisht, Cakaj pati takime me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetarin e Lëvizjes “BESA”, Bilal Kasami, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, si dhe Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi.

Gjatë këtyre takimeve u vlerësua roli i pazëvendësueshëm në zhvillimin e demokracisë së brendshme, procesin e anëtarësimit në NATO dhe rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Më tej, kryediplomati Cakaj theksoi se kontributi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në mbrojtjen e interesave kombëtare, zhvillimin e përgjithshëm institucional dhe ruajtjen e drejtimit euroatlantik të vendit, mbetet i patjetërsueshëm.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00