Takohen online Minstrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, Cakaj: BE krah nesh në këtë situatë. Shqipëria e përkushtuar në zbatimin e prioriteteve

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një video-konferencë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

“Në këtë takim digjital shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Bashkimit Evropian në luftën kundër COVID-19 dhe nënvizuam rëndësinë e përqendrimit të mëtejmë të të gjitha përpjekjeve në përballimin e kësaj sfide.”- sqaroi Cakaj në një reagim në Facebook, lidhur me video-konferencën.

Po ashtu, Cakaj theksoi se në video-konferencë, pavarësisht rrethanave të pazakonta, u shpalos puna e Shqipërisë në rrugën evropiane dhe u theksua përkushtimi për të vepruar në përputhje me të gjitha prioritetet, siç janë paraqitur në përfundimet e fundit të Këshillit.

“Kjo është thelbësore për të përparuar edhe me tutje në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”- përfundoi Kryediplomati Cakaj, postimin e tij.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00