Takim Cakaj – Maas në Berlin: Pas reformave dhe rekomandimit pozitiv nga Komisioni evropian, Shqipëria e gatshme për çeljen e negociatave

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u takua me Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas, për të diskutuar mbi ambiciet evropiane të Shqipërisë dhe shteteve të Ballkanit.

Në këtë takim, ministri në Detyrë Cakaj ka falënderuar Ministrinë e Jashtme gjermane për mbështetjen e vazhdueshme e të pakursyer ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian.

Takimi u fokusua në vendimmarrjen e vendeve evropiane për hapjen e negociatave me Shqipërinë pas rekomandimit të pa ekuivok të raportit të Komisionit Evropian.

Ministri në detyrë Cakaj ka informuar homologun gjerman mbi ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, si dhe përmbushjen plotësisht të tre kushteve të vendosura nga Këshilli Evropian në qershorin e vitit 2018.

Kryediplomati shqiptar e vlerësoi si historike dhe të pa ndërmarrë nga ndonjë vend tjetër në rajon, zbatimin e reformës në drejtësi që sipas tij, e cila ndodhet në fazën e fundit  të saj.

“Vitin e kaluar Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së mori vendim për hapjen e negociatave në 2019 dhe ne ishim të bindur se kjo nuk do të ishte një hapje automatike por e bazuar në një punë intensive për plotësimin e procesit të vetingut, krijimin e organeve të reja gjyqësore dhe dhënien e rezultateve të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti i Komisionit Evropian ka certifikuar angazhimin e qeverisë shqiptare në plotësimin e këtyre kritereve nga pikëpamja teknike”, tha ministri në detyrë Cakaj.

Ministri Maas rikonfirmoi se për Gjermaninë negociatat me Shqipërinë duhet të hapen edhe për arsye strategjike në Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu vlerësoi rolin e vendit tonë në kryesimin e OSBE-së të cilën e cilësoi jo thjesht një sfidë, por një mundësi të madhe që ka vendi për të performuar në skenën ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm gjerman siguroi Ministrin në Detyrë Cakaj për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë jo vetëm në aspektin bilateral por edhe në ambiciet e saj për lidership multilateral.

Në këtë kuadër u ra dakord që agjenda bilaterale të vijojë me intensitet të plotë

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00