Situata në Kakavijë/ MEPJ: Jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare

Pas vendimit të autoriteteve greke për të kërkuar vetëizolim 7 ditor dhe certifikatë të testit negativ për të gjithë shtetasit që kalojnë nga Shqipëria në Greqi, duke nisur nga data 17 gusht, gjatë dy ditëve të fundit ka pasur një fluks të shtuar qytetarësh në pikat e kalimit kufitar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në kontakt të menjëhershëm me palën greke dhe fillimisht u bë i mundur shtimi i testimeve të kryera në pikat kufitare prej 200 testimesh në orë, ndërsa në këto momente është arritur të realizohen 330 testime në orë.

Testimi vazhdon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Ndërkohë, nga autoritetet greke na është premtuar shtimi i mëtejshëm i kapaciteteve testuese në orët në vijim.

Po ashtu, jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orët e vona të natës.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në radhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjienosanitare.

Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm me palën greke dhe shpresojmë që situata të shkojë drejt një zgjidhje sa më të shpejtë.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00