Njohja e Kosovës nga Izraeli/ Cakaj takon Ambasadorin Noah Gal Gendler

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.

Cakaj bën me dije se gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit.

“Ky hap madhor nuk i bën drejtësi vetëm historisë, por edhe hap horizonte të reja për zhvillimin e shumë projekteve dobiprurëse mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit.” – shkruan Cakaj në Facebook.

Cakaj theksoi se pas njohjes formale, pritet të përmbyllen procedurat e nevojshme për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Patjetër, folëm edhe për shtyrjen përpara të disa projekteve të rëndësishme ekonomike e jo vetëm mes Shqipërisë e Izraelit.” – përmbylli reagimin e tij Kryediplomati Cakaj.

 

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00