Masat lehtësuese, MEPJ: Rinisin shërbimet konsullore

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën me dije se nga sot, datë 11 maj 2020, në përputhje me planin e masave lehtësuese, do të rifillojë puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore.

Gjithashtu, MEPJ informon se sot kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik. Kjo pasi lehtësimi i masave në vendet përkatëse ka mundësuar dhënien e shërbimeve.

E gjithë puna, natyrisht, do të zhvillohet në përputhje me masat e nevojshme që kërkon lufta kundër pandemisë COVID-19
në këtë fazë!

Për më tepër, puna në përfaqësitë e tjera të RSH-së do të fillojë në varësi të masave të hapjes graduale të vendeve përkatëse.

Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të ndërlidhur objektivat madhore të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve të Shqipërisë!

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00