Kryenegociatori Mazi takon Ministrin e Jashtëm grek Varvitsiotis: Bashkëpunim në kuadrin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Më 16 shtator 2020, Kryenegociatori për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, z. Zef Mazi, u takua me Ministrin e Jashtëm Përplotësues të Republikës Greke, z. Miltiadis Varvitsiotis. Zoti Mazi dhe Zoti Varvitsiotis zhvilluarn konsultime pKr bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadrin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Dy zyrtaret e larte diskutuan ndikimin e vendimit pozitiv të Këshillit Evropian në mars 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Duke e pershkruar ate si një vendim madhor historik për Shqipërinë, Kryenegociatori theksoi se Shqipëria vazhdon të përmbushë konkluzionet e Këshillit me përgjegjësi dhe vendosmeri edhe më të madhe për të dhënë rezultate. Ai shprehu shpresen dhe besimin se rezultatet e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit do të pasohen nga vendimi i BE-së për të bërë të mundur hedhjen e hapit te rradhës në rrugën e BE-se – mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në kohën më të shpejtë të mundshme.

Dy bashkebiseduesit ranë dakord të vijojnë kontaktet e ngushta, përfshirë duke mbikqyrur zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për Përshpejtimin e Procesit të Integrimit të Shqipërisë në BE, për të vazhduar diskutimin mbi çështjet e lidhura me BE, përfshirë mbështetjen politike për Shqipërinë për të hedhur hapin tjetër të mëtejshëm në rrugën e BE-së si dhe per te dhene mbështetje teknike për negociatat e ardhshme.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00