Jordani, Cakaj- Ayman Al Safadi, në fokus, marrëdhëniet dypalëshe, kryesimi shqiptar i Grupit të Kontaktit të Mesdheut të OSBE-së, marrja e Kryesimit të OSBE në 2020

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një vizitë pune në Jordani, ku u prit në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ayman Al Safadi.

Fokus i takimit ishin marrëdhëniet dypalëshe, kryesimi nga Shqipëria i Grupit të Kontaktit të Mesdheut të OSBE-së si dhe prioritetet e Kryesisë shqiptare të OSBE-së​ 2020.

Gjatë takimit, Ministri Cakaj u ndal tek Kryesimi i Grupit të Kontaktit të Mesdheut të OSBE-së, duke shprehur angazhimin e plotë të Shqipërisë në marrjen e kësaj Iniciative.

Në këtë kuadër, Ministri në Detyrë, Cakaj, u fokusua tek avancimi i dialogut me vendet partnere në fushat me interes të përbashkët, ku OSBE sjell një vlerë të shtuar në çështje si: sfidat e sigurisë, forcimin e rolit të rinisë në shoqëri dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Ministri në Detyrë, Cakaj, informoi Ministrin Al Safadi mbi zhvillimin e Konferencës së Mesdheut, që do të organizohet në Tiranë në datat 24-25 tetor 2019 dhe rëndësinë e tematikave që ajo do të trajtojë.

Më tej, dy bashkëbiseduesit u ndalën tek Kryesimi shqiptar i OSBE-së, si një ndër prioritetet kyçe të Shqipërisë përgjatë vitit 2020.

Ministri Cakaj garantoi homologun Al Safadi se Shqipëria do të inkurajojë frymën e bashkëpunimit dhe konsensusit në vendimmarrje si dhe siguroi se përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve dhe parandalimin e tyre do të jenë në krye të agjendës shqiptare. Gjithashtu, Ministri në Detyrë, Cakaj, theksoi se Shqipëria do të promovojë luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe terrorizmit, fuqizimin e rolit te gruas dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Nga ana e tij Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ayman Al Safadi nënvizoi se Jordania kërkon vijimin e bashkëpunimit dhe angazhimit me OSBE-në përmes aktiviteteve në kuadër të Partneritetit për Mesdheun, shkëmbimit të ndërsjellë, praktikave të mira dhe ndërtimit të kapaciteteve për sfidat aktuale. Në këtë kuadër u vlerësua Konferenca Mesdheut, e cila do të organizohet në Tiranë në datat 24-25 tetor 2019.

Nën kryesinë Shqiptare për vitin 2019 të Grupit të Kontaktit me Partnerët Mesdhetarë të OSBE-së, Jordania vijon të ketë një rol tepër aktiv, me kontribut konkret, për çështje si kthimi i luftëtarëve të huaj (FtF), dialogu ndërfetar etj. Gjithashtu, Al Safadi Jordania vlerësoi me nota pozitive rolin dhe përpjekjet e Kryesisë Shqiptare të GKM-së për të konsoliduar më tej dialogun dhe bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe atyre Partnere të Mesdheut. Ministri Al Safadi garantoi angazhimin e tij për përfaqësimin e Jordanisë në këtë konferencë.

Në këtë kuadër, Ministrat shprehën angazhimin e tyre të plotë për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, në mënyrë që të përfitohet sa më shumë nga potenciali real që ekziston për rritjen e shkëmbimeve tregtare, nxitjen e investimeve, apo fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00