Cakaj video konferencë me Varvitsiotis: Thellim i mëtejshëm i bashkëpunimit në procesin e integrimit evropian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një video konferencë me Ministrin Alternat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Miltiadis Varvitsiotis.

Biseda u përqëndrua në rëndësinë e bashkëpunimit të dy vendeve si kryesuese të dy organizatave shumë të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave themelore e promovimit të demokracisë, OSBE dhe Këshillit të Evropës, në shërbim të lartësimit të vlerave të përbashkëta në rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19.

“Natyrisht, krahas angazhimeve të përbashkëta në rrafshin e diplomacisë shumëpalëshe, u pajtuam edhe për të thelluar më tutje bashkëpunimin tonë në procesin e integrimit evropian.”- u shpreh Cakaj në një reagim në facebook lidhur me video konferencën.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00