Cakaj telefonatë me Haradinaj-Stublla: Bashkë në politikën e jashtme

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Për sa i përket telefonatës, Kryediplomati Cakaj është shprehur, me anë të një postimi në facebook, se me homologen kosovare kanë theksuar vullnetin e përbashkët për ta zhvilluar marrëdhënien mes dy vendeve tona në shkallë edhe më të larta nëpërmjet disa projekteve konkrete.

“Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës në çdo fushë të politikës së jashtme e për forcimin e faktorit shqiptar në përgjithësi.”- u shpreh Cakaj në postim.

Në përfundim, Cakaj ka ftuar homologen e tij në Tiranë, për konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00