Cakaj takohet me Zaev: Maqedonia e Veriut do të mbështesë Shqipërinë për Këshillin e Sigurimit

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Cakaj, në një reagim në Facebook, u shpreh se takimi me Kryeministrin Zaev u përqendrua në mbajtjen e mbledhjes së përbashkët ndër-qeveritare dhe rëndësinë e punës së përbashkët për përparimin e mëtejmë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Lidhur me zhvillimet në rajon, mes tjerash, theksova se e vetmja zgjidhje e qendrueshme në procesin e bisedimeve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që përfshin njohjen e ndërsjellë.” – bëri me dije Kryediplomati Cakaj.

Gjithashtu, Ministri në detyrë Cakaj, shprehu se një lajm tjetër i mirë nga kjo vizitë është edhe mbështetja e Maqedonisë së Veriut për Shqipërinë në përpjekjen për t’u bërë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

 

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00