Cakaj pret deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar: Bashkërisht për ta mbështetur Luginën dhe mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve atje

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim, në Tiranë, deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar Shaip Kamberin, Nadije Beqirin dhe Armend Bajramin.

Në një reagim në Facebook lidhur me takimin, Cakaj u shpreh se mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë, sepse përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme në përpjekjen për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

“Ne do të vazhdojmë përpara e bashkërisht – së shpejti me masa të reja institucionale për ta mbështetur Luginën.”- përfundoi reagimin e tij Ministri në detyrë Cakaj.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00