Cakaj në Ministerialin e Këshillit të Evropës: Duhet forcuar organizata

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në ministerialin e Këshillit të Evropës në Helsinki të Finlandës tha se duhen gjetur mënyra për të forcuar Këshillin e Evropës, një organizëm i cili në themel të punës ka të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin ligjor, duke e mbështetur dhe duke gjetur mënyra për të përmirësuar më tej punën e organizatës.

“Shqipëria mbështet misionin dhe përpjekjet e Këshillit dhe kjo mbështetje, si politike dhe financiare, duhet të vijë nga të gjitha shtetet”, tha Ministri në Detyrë Cakaj në fjalën e tij.

Pasi uroi Finlandën për punën e bërë gjatë presidencës së KiE në gjysmën e parë të këtij viti, kryediplomati shqiptar vlerësoi politikat e Këshillit të Evropës në rajonin e Ballkanit.

Cakaj theksoi se kjo organizatë do të jetë edhe më e suksesshme në rajonin e Ballkanit nëse edhe Kosova behët pjesë e saj. Anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte në interes si të vetë Kosovës, ashtu dhe të organizatës.

Ministri në Detyrë Cakaj mori pjesë në pritjen për 70 vjetorin e krijimit të Organizatës së Këshillit të Evropës ku merrnin pjesë ministrat e jashtëm të të gjitha vendeve anëtare në këtë organizatë.

Në përfundim të Ministerialit, ministrat miratuan një Deklaratë dhe një sërë vendimesh që synojnë konsolidimin e organizatës dhe ruajtjen e karakterit gjithë-Evropian të saj.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00