Cakaj në Konferencën kundër Terrorizmit, organizuar nga Kryesia Shqiptare e OSBE-së: Lufta kundër terrorizmit dhe radikalizimit mund të ketë efekt vetëm me përfshirjen e shoqërisë civile dhe jo vetëm mes qeverive

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Konferencën kundër Terrorizmit të organizuar nga Kryesia Shqiptare e OSBE-së.

Në një reagim në Facebook, lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencë Kryediplomati Cakaj theksoi tre elemente kryesore.

Së pari, Cakaj u shpreh se përqëndrimi në shkaqet që mundësojnë rritjen e ekstremizmit të dhunshëm është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Ndonëse puna e institucioneve të sigurisë mbetet e pazëvendësueshme, sot, sipas Ministrit në detyrë Cakaj, duhet veprim i përbashkët për të ndryshuar shkaqet ekonomike e shoqërore që mundësojnë shfaqjen e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Së dyti, Kryediplomati nënvijëzoi se forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve publike, mediave dhe ndërmarrjeve të ndryshme teknologjike vazhdon të jetë thelbësor për të parandaluar përhapjen e rrëfimeve ekstremiste.

“Për më shumë, bashkëpunimi ynë mbart edhe një vlerë të patjetërsueshme për zbulimin e informacioneve të nevojshme për të parandaluar sulmet e mundshme terroriste.” – u shpreh Cakaj në reagim.

Së treti, Ministri në detyrë Cakaj theksoi se bashkëpunimi e solidariteti ndërkombëtar janë parakushte themelore për një luftë të sukesshme kundër terrorizmit.

“Përderisa bashkërisht kemi bërë një punë të frytshme, OSBE duhet të forcojë përkushtimin e saj për të parandaluar dhe zhbërë terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.” – përfundoi Cakaj.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00