Cakaj në Konferencën e Nivelit të Lartë të Selanikut: Fokusi tek COVID-19

Sot u mbajt Konferenca e Nivelit të Lartë e Selanikut, në të cilën morën pjesë të gjithë ministrat e jashtëm të rajonit, disa vendeve anëtare të BE dhe përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian.

Lidhur me pjesëmarrjen e tij në këtë video-konferencë, në një reagim në Facebook, Cakaj bëri me dije se diskutimet u përqendruan tek bashkërendimi i veprimeve në procesin e rihapjes graduale të kufijve, rimëkëmbjes ekonomike dhe përpjekjeve të përbashkëta për të frenuar përhapjen e COVID-19.

“Të gjithë njëzëri u pajtuam për të shtuar bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, agrikulturës, turizmit, transportit dhe ndërlidhjes.”- theksoi Cakaj në reagimin e tij.

Gjithashtu, Kryediplomati  Cakaj shprehu bindjen se bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi me BE-në janë themelorë në luftën e përbashkët kundër pandemisë.​

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00